
Një mashkull 40-vjeçar është i dyshuari kryesor për vrasjen e Francesca Milano 42 vjeçe nga Gioia del Colle prej të cilës nuk kishte asnjë njoftim që nga 26 dhjetori. Ka qenë vetë i dyshuari për vrasjen i cili i pyetur nga policia dhe gjykata ka bërë të mundur gjetjen e trupit të 42-vjeçares në një fshat në Castellaneta Tarantos.
Vrasja e gruas, e cila është mbytur mendohet se ka ardhur për shkaqe xhelozie. Duket se burri kishte zbuluar që e dashura e tij kishte hapur një profil me emër të rremë në “facebook’ dhe kjo e ka tërbuar.
albnews.al


Leave a Reply