Me shprese nana priti e priti
Gezim e drite te shohe ne jete,
Ne lote u mbyt, kur djemte i rriti
Plasi sherri per kulete.
Harrojne gjinin, harrojne djepin
Shpirt as ftyre nuk paskan djajte
Nanen rjepin me mbushe xhepin,
Ne te djathte e ne te majte..
S’merren vesh e merren vesh
Si te lypin interesa,
20 vjet iken per lesh
Renkon qerrja neper kthesa.
Me shkopinj qerres nen rrote
I rrine gati dy shejtanat,
Ne mejdan si Donkishote
Sherr e ndryshk qesin taganat.
Kapercejne bashke situaten
Copash bahet kushtetuta,
Grinden diten e puthen naten
Neper terr fshehun ne skuta.
Vite shkojne, te tjera vine
Ne rruge te re me mendje t’vjeter
Mbaj o popull, mbaj mbi shpine
Hiq nji dreq e ven nji tjeter.
Nane Shqipnia zemren cope
Sheh te bijte ne dy “taborre”
jam n’Europe, nuk shkoj n’Europe
DERI KURE NE KETO RRUGE QORRE..?
Faje shume, fajtore nuk ka
Kush per faj nuk e merr barren
Jane fajtoret ne kala
Kane ne dore gurin e arren
Vera e shpreses bahet dimen,
Padrejtsia kam-kryq ulet’
Popull; – Ule, shtroje shpinen
Mos ja u vra kaloresve tulet..!
( Nga mendim-trazimet e fundjaves. )
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply