Shqiptaret ne Danimarke jane te shumte .Te integruar ne jeten Daneze , punetore dhe njerez qe respektojne rregullin dhe ligjin. Ata i gjen tashme ne cdo cep te Danimarkes. Te ardhurit e pare tashme gezojne pensionin dhe pleqerine e tyre te ndare sa ne Danimarke sa ne Vendlindje. Femijet e tyre jane tashme te mireintegruar ne jeten daneze. Keta punojne dhe jetojne ne kete vend te bukur skandinav dhe ruajne kontaktin me vendlindjen, ndonse asimilimi mundohet te bej punen e vet . Por ku ne mes te ketij komuniteti gjenden persona si Nehat Zumberi, vendlindja eshte prane dhe integrimi ne jeten Daneze i plote. Me Nehatin asimilimit i duhen shekuj per te ardhur mes shqiptareve
Sllupcani djepi i lindjes
Nehat Zumberi lindi me 1954 ne fshatin Sllupcan. I jati Ramadan Zumberi dhe e jema Remzie Zumberi, do te rrisnin plot 7 femije, 5 djem dhe 2 vajza. Nehati ishte femija i madh dhe ai u rrit prane ne oden e burrave. Ne nje famijle me tradita patriotike qe i kane dhene kombit ne cdo moment kyc te historise se tij. Nehati do te rritej duke degjuar historine e lavdishme te popullit te tij. Por duke u rritur filloj te kuptonte me mire repsesionin dhe thundren e pushtetit jugosllav ne keqtrajtimit sistematik qe u behej shqiptareve . Pasi kreu arsimin e mesem ne vendlindje, per shkak te angazimeve te tij ne rezistencen qe populli shqiptar bente ne jugosllavi , detyrohet te lere vendlindjen e bukur per tu vendosur ne Danimarke. Jeta e Nehatit do te niste si jeta e cdo emigranti, te cilit do ti duhet te perballet me nje jete te re, me mesimin e gjuhes daneze, gjetjen e punes dhe ndima financiare qe duhet derguar per te mbajtur familjen ne vendlindje. Ketu ne Danimarke Nehati do te gjente dhe plot shoke te tij, te cilet si ai ishin larguar per te njejtin qellim nga vendlindja. Dhe se bashku me ta do te ndertonin nje jete te re ne Danimarke.
Aktiviteti per ceshtjen kombtare
Por ajo qe veconte tek Nehati ishte nje organizator i shkelqyer dhe nje veprimtari per ceshtej kombtare. Koha kerkonte qe Nehati se bashku me shoket te ishin aktiv ne mbeshtetje te familjeve, te afermve dhe te popullit te tyre, i cili nuk gezonte liri dhe te drejta te plota ne Jugosllavi. Ishte koha kur bota e qyteteruar perendimore duhej te kishte informacionin e duhur per ate qe ndodhte ne Jugosllavi. Propoganda jugosllave bente pune e saj. Protestat e organizuara nga shqiptaret ne Gjermani ,Zvicer ,Suedi do te kishin prezent mes tyre Nehat Zumberin. Dhe ne Danimarke ata do te organizonin shoqaten e pare ‘‘Besa’’ ku Nehat Zumberi do te zgjidhej kryetar. Do te duhesh pune e gjate dhe e vazhdushme .Duhej shperndare informacioni i duhur dhe duhej organizuar protesta .Kjo bente qe Nehati te mos ishte ne shtepi per dite te tera. Nje pune e bere dhe nje fitim respekti tek bashkatdhetaret. Fjala e Nehatit ishte si urdher, po ngjiste dhe si zamke. Nje kohe e cila per brezin e tij ideali kombetar ishte i pari dhe pastaj duhej puna. Aksionet ne mergim kerkonin kohe dhe mjete financiare. Te cilat Nehati dhe shoket e tij do t`i merrnin nga vetja e tyre dhe nga puna e tyre. Historia e krijimit te shoqates se pare shqiptare Besa dhe puna dhe veprimtaria e saj kane jehone dhe sot . Nje pune e shkeqyer e bere per te miren e te gjitheve, ku cdonjeri qe deshironte te kontribonte per ceshtjen shqiptare ishte i mirepritur. Pritja e delegacioneve te ardhura nga vendlindja, Europa dhe deri nga Amerika, ishin pjesa qe kerkonin angazim dhe kohe. Puna behej ne presion dhe nen kercenimin e ish shtetit jugosllav. Regjim i cili ishte aktiv kunder cdo gje shqiptare dhe qe deshironte te mbulonte te verteten dhe ta paraqiste krejt ndryshe ne boten e qyteteruar. Reprezaljet, ndjekja e shqiptareve, burgosja dhe mos lejimi i gjuhes shqipe, vrasjet politike te kryera nga regjim jugosllav, kerkonin kohe per te bindur opinionin europian dhe ate boteror per nje ceshtej te madhe, per nje clirim qe duhet te kishte populli shqiptar, i cili per dekada te tera ishte nen sundimin e huaj. Kjo pune, perkushtim, perpjekje dhe organizim kishte perhere Nehatin ne krye te puneve qe te behej ajo qe kerkonte populli shqiptare nen ish jugosllavine. Nje pune e nisur nga Nehati dhe shoket e tij e cila sot eshte e kororezuar dhe ku sot kemi shtetin me te ri ne bote .Ku shqiptaret pas me shume se 10 vitesh jetojne ne shtetin e tyre. Ajo deshire te cilen Nehati e kishte ne rinine e tij, tashme eshte e realizuar. Endra e tyre e rinise eshte bere realitet. Fundshekulli i 20-te dhe fillimi i shekullit te ri jane te mbare per shqiptaret dhe ceshtjen e tyre, me miqte e shumte kudo ne bote, me pavaresine e Kosoves dhe me te drejta te barabarta te shtetasve ne Maqedoni.Ky perkushtim qe Nehati dhe shoket e tij kishin dhe endra e tyre e rinese sot jane realitet.
Aktivist i palodhur per te promovuar kulturen shqiptare.
Do te ishte e pakuptimte te mos shkruanim se per Nehat Zumberin mendimi eshte unanim dhe pozitiv pothuajse tek te gjithe shqiptaret .Kjo e rralle per vete traditen tone . Por per Nehatin cdo person qe takon te flet me admirim dhe ai eshte aty ky ka prezence te kultures shqiptare ne Danimarke.
Prezantimi i kultures se vendit tuaj eshte ura e pare lidhese midis vendit ku jeton dhe punon dhe vendlindjes. Aktivist i palodhur per promovimin e kultures shqiptare ne Danimarke. Ne shume veprimtari te cilat do te prezantonin shqiptaret ne Danimarke Nehati do te ishte prezent .Koha kalon dhe gjithshka qe eshte bere eshte e memorizuar ne foto apo ne filmime te ndryshme .Por kjo eshte ajo qe duhet te bej cdo njeri per te prezantuar vendin e tij. Organizimi i koncerteve, pritje deri tek ansambli i kengeve dhe valleve popullore . Kontakti i vazhdueshem me shume grupe dhe kengetare, poet dhe shkrimtare qe do te gjenin perhere tek Nehati njeriun e duhur i cili do ti ndihmonte ata per te realizuar aktivitetin e tyre. Per te bere qe te njihej me mire dhe ne Danimarke kultura jone mikpritja dhe zemra bujare e shqiptarit. Nuk do te kishte kuptim aktiviteti i Nehatit pa kete komponente te rendesishem te veteprezantimin te kulture se vendi nga vjen. Nehati eshte dhe nje aktivist i palodhur ne vendlindjes.Ku vendlindja e tij e bukur ka organizime te mira dhe ka kontributin e emigrantve .Te atyre te clite vitet e gjata ne mergim vetem ja shtojne mallin per vendlindjen.
Organizimet e festave
Kam patur rastin qe te jem prezent ne organizimet e shqiptareve me rastin e viti te ri 2008 ne Danimarke, ku ndodhej Nehat Zumberi .Organizime te cilat do te mbeten per mua te shkelqyera. Pa Nehatin festa nuk ka gjalleri. Pa Nehatin, plakun e vitit te ri, femijet nuk mund te jene te gezuar . Ata kur te rriten do te kujtojne me respekt xhaxhin Nehatin dhe veprimtarite e bukura te bera nga ai. Nje orator qe do ti kishte shkuar per shtat puna e gazetarit. Njeriu qe di te organizoje dhe te jete prezent tek te gjitha moshat .Femijet duan xhaxhi Nehatin por ata te cilet duan ate me shume jane adoleshntet dhe te rinjte .Ata gjejne tek Nehati nje person me shpirt rinor, i cili i kupton ata dhe ju ploteson te gjitha deshirat e tyre.Por kurdohere keta te rinj kane dhe kritiken e embel te Nehatit per te qene te denje per shoqerine ku jetojne dhe asnjehere te mos harrojne vendlindjen e tyre.
Prezenca ne festat e famurit 2012.
Festimet e 100 vjetorit te pavarsise do te organizoheshin per shqiptaret ne Danimarke nga Radio Projekt 21 dhe Alba-Dansk. Festime te cilat do te mbahen mend gjate per shqiptaret ne Danimarke. Festime ku do te ishin bashke shqiptaret nga Skandinavia, Kanadaja dhe Amerika .Prezenca e Nehatit ne festen tone nuk ishte e zakonshme. Ai kishte hedhur ne krah flamurin kombetar dhe ishte ne salle. Festimet per 100 vjetorin ishin te paharrushme. Pas festes se madhe, nje feste tjeter e cila do te vazhdonte deri ne mengjes, si per te bere me te paharrushme 100vjetorin e pavaresise. Ka nje vecori qe duam ta theksojme. Tavolina ku ndodhet Nehati behet vetvetiu e madhe .Kjo tavoline kishte me mes Nehat Zumberin se bashku me familjen e tij, shoket dhe miqte qe jane te perhershem me te . Ne ishim aty dhe mbremja solemne ku eshte prezent Nehati ka nje katalizator suksesi .Aty kendohet, tregohet, pihet dhe gazi dhe hareja jane prezent.
Nje familjar i persorur
Familja eshte krenar per te. Nehati u martua me 1979 me znj.Minire dhe kane tre djem dhe nje vajze. Gafuri , Rehanja , Besniku dhe Kushtimi .Femijet e rritur ne Danimarke por qe Nehati ju ka kultivuar repekt per vendlindjen dhe per shqiptaret. Vitet kalojne dhe ata tashme kane dale ne jete . Duke punur si danezet por duke patur akoma fjalen e Nehatit si prind por dhe si shok. Tashme femijet e tij te rritur kane jo vetem baba Nehatin, por ata kane dhe shokun e tyre me te mire Nehatin.
Personi qe di t`ju rrij afer dhe qe kupton deshirat e tyre. Por dhe ti detyrojne qe te mesojne krahas kutures se vendit ku rriten dhe traditat e bukura shqiptare. Gje te cilen e ka arritur me sukses te plote. Por Nehati eshte dhe pergjegjesi i familjes se tij te madhe .Problemet dhe hallet e vellezerve dhe motrave kane prane mendimin e Nehatit .Niprit dhe mbesat kane prane xhaxhin dhe dajen e tyre, por dhe keta ashtu si femijet e tij kane nje shoke te mire. Dhe ata te gjithe jane krenar per te. Per ate qe ai ka bere dhe punen e tij,perkushtimin per ceshtjen kombtare per prezantinin e kultures. Pa i harruar asnje caste te gjithe ata.Dhe per ta Nehati eshte kurdoher ne qender te vemendjes dhe porosite e tij gjithmone me vlere.
Nje aktivist qe nuk duhet te ndalet.
Nehat Zumberi i duhet komunitetit te shqiptareve ne Danimarke. Puna dhe eksperienca per ceshtjen kombetare duhet te vazhdoje. Koha qe jetojme eshte e ndryshme nga rinia e tij. Teknologjia dhe mediat sociale e kan bere punen e organizimit me te lehte. Por aktivitetet per te paraqitur kulturen tone sot duhet te behet me shume se kurre. C`ka kerkon qe Nehati te mos terhiqet. Qe eksperienca e tij te jete frymezim per brezat e rinj. Te shpenzoj me shume kohe ne aktivitete. Me shume here ne podiume dhe ne kontakte me te rinjte e sotem . Kerkojme qe ai me eksperience e tij, njohjet dhe gjithshka te mire qe ai ka t`i vere akoma ne sherbim te ketij komuniterti, i cili e do e nderon dhe e respekton .
Nje vleresim per nje aktivist te shquar te komunitetit
Kryetari i Alba-Dansk
Arben Hoxhaj
Leave a Reply