Kosovari Labinot Bytyqi, profesionist i teknologjisë që jetonë në Los Anxheles të ShBA-së është duke hyrë në histori me shpikjen e një platforme të re të komunikimit dhe shërbimeve. Shpikja e tij shkon përtej rrjeteve sociale të komunikimit që kemi parë deri me sot. Platforma e quajtur “Solaborate” e punuar nga kompania e tij, tashme e lansuar në internet në verzionim publik beta ofron dhjetëra lloje të shërbime për kompani, ekspertë të teknologjisë dhe përdorurës të thjeshtë të rrjetevesociale që mund ta shfrytëzoj nëpër video-thirrje direkt nga browseri dhe përdorim simultan të ndarjes së ekranit me video-thirrje etj. Lansimi i këtij projekti është bërë lajm në qindra media në mbarë botën duke e raportuar si një të arritur të madhe në fushën e teknologjisë.
Solaborate platformë sociale e bashkëpunimit e dizajnuaren kaspër profesionistët e teknologjisë ka bërë publike hapjen për përdorim të gjerë të komunikimit të saj në kohë reale dhe të mjeteve të produktivitetit, me lansimin e verzionit publik beta dhe të aplikacionit mobil për Android.
Në maj të këtij viti, Solaborate, pranoi kapital fillestar në një vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë, para të cilat janë përdorur nga kompania për të perkfeksionuar platformën, duke e ngritur atë nga verzioni beta privat në atë beta publik. Si pjesë e këtij hapi Solaborate tashmë ofron edhe thirrje audio, video konferenca, ndarje të dokumenteve, ndarje të ekraneve kompjuterike së bashku edhe me aftësitë sociale dhe ato të bashkëpunimit për mes integrimeve të lehta por të fuqishme me Facebook, LinkedIn, Twitter dhe Google+.

Solaborate është një mënyrë e re që komuniteti i teknologjisë të jetë edhe më produktiv. Profesionistët dhe kompanitë e teknologjisë ftohen që të lidhen, bashkë punojnë dhe të zbulojnë mundësi teksa e krijojnë një ekosistem rreth produkteve dhe shërbimeve.
Në verzionin publik beta do të shfaqen kompanitë kryesore globalesi Apple, Google, Microsoft, SAP, Facebook, IBM, Samsung dhe Cisco. Përdoruesit tashmë mund të postojnë në mur, të përcjellin ngjarje, kompani apo persona, mund të dërgojnë mesazhe, të ndajnë përmbajtje të ndryshme dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera.
Ndryshe nga platforma të tjera sociale, Solaborate lejon bërjen e video-thirrjeve direkt nga browseri dhe përdorim simultan të ndarjes së ekranit me video-thirrje, pa patur nevojë për shkarkuar ose të përdoren plug-inat. Përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe çasti dhe të ndajnë foto dhe materiale të ndryshme direkt nga browseri i tyre. Kompanitë mund të përdorin platformen Solaborate që të mbështesin ose demostrojnë produkte dhe shërbime duke oftruar një përvojë më të personalizuar të klientit.
Solaborate sot e ka lansuar po ashtu edhe aplikacionin për telefona mobil i cili mund të shkarkohet në Google Play. Duke integruar shumicën e web shërbimeve aktuale, aplikacion i mobil i Solaborate ofron edhe qasje të lehtë me një interface familjar.
Përdoruesit mund ti qasen profileve të individëve, kompanive, produkteve, shërbimeve, gjatë kohës derisa ata dërgojnë dhe pranojnë mesazhe, postojnë në mure, bëjnë pyetje, ofrojnë komente, zbulojnë njerëz, kompani, etj.

“Ne jemi shumë të gëzuar që tashmë po e prezantojmë publikisht Solaborate si në web ashtu edhe në aplikacion mobil tek të gjithë në ekosistemin e teknologjisë. Misioni ynë është që ti lidhim ekspertët e teknologjisë duke ofruar një vend të dedikuar enkas për ju, kompaninë, produktet dhe shërbimet tuaja duke ofruar të gjitha mjetet dhe shërbimet që ju lejojnë juve që të jeni edhe më produktiv.
Ne e kuptojmë se për ekspertët e teknologjisë është shumë e rëndësishme që të jenë në gjendje që të qendrojnë në linje dhe të angazhohen, pa marrë parasysh a janë në zyre apo janë në lëvizje”, tha Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO i Solaborate. Regjistrimi dhe lidhja mund të bëhet përmes
e-mailit ose përmes llogarive në media sociale si psh LinkedIn, Facebook ose Google+. Për tu bërë pjesë ose për të shkarkuar aplikacionin mobil për Android ju lutemi vizitojeni faqen www.solaborate.com. Aplikacioni gjithmonë mund të shkarkohet falas në këtë vegzë https://play.google.com/store/apps/details?id=com.solaborate.mobile&hl=en
Mbi Solaborate
Solaborate është njërrjet social që u mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi, të krijojnë një ekosistem për reth produkteve dhe shërbimeve. Solaborate iu ofron profesionistë vetë teknologjisë një vend qendror me mjetet dhe shërbimet e duhura për bashkë punim në kohë reale, dhe të jenë më produktiv. Solaborate shkoj përtej integrimit të brendshëm për të mundësuar ndërveprim me njerëz jashtë kompanisë, duke përfshirë ekspertë, punësim të mundshëm, madje edhe klientë. E dallon vetveten në botën e rrjetëzimit social duke u fokusuar në nevojat e profesionistë vetë teknologjisë. Mësoni më shumë mbi Solaborate dhe mundësitë që i ofron duke parë videon ose vizitoni faqen: http://www.youtube.com/watch?v=YkybNmfmpYY ose vizitoni faqen tonë këtu https://www.solaborate.com/public/features.aspx.
Shqiptari bën bujë me shpikjen e një rrjeti social
Bota Sot

Shqiptari nga Kosova Labinot Bytyqi, profesionist i teknologjisë që jeton në Los Angeles, është duke hyrë në histori me shpikjen e një platforme të re të komunikimit dhe shërbimeve. Shpikja e tij shkon përtej rrjeteve sociale të komunikimit.
Platforma e quajtur “Solaborate”, e zhvilluar nga kompania e tij, tashme e disponueshme në internet në versionin publik Beta, ofron dhjetëra lloje të shërbimeve për kompani, ekspertë të teknologjisë dhe përdorurës të thjeshtë të rrjeteve sociale, që mund ta shfrytëzojnë për video-thirrje direkt nga shfletuesi.
Prezantimi i këtij projekti është përhapur në qindra media në mbarë botën, duke e raportuar si një arritje të madhe në fushën e teknologjisë. Në maj të këtij viti, Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), pranoi kapital fillestar në një vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë, para këto që janë përdorur nga kompania për të perfeksionuar platformën, duke e ngritur atë nga versioni Beta privat në atë Beta publik.
Si pjesë e këtij hapi, Solaborate tashmë ofron edhe thirrje audio, video konferenca, ndarje të dokumenteve, ndarje të ekraneve kompjuterike së bashku edhe me aftësitë sociale dhe ato të bashkëpunimit përmes integrimeve të lehta por të fuqishme me Facebook, LinkedIne, Twitter dhe Google+. Solaborate është një mënyrë e re që komuniteti i teknologjisë të jetë edhe më produktiv.
Profesionistët dhe kompanitë e teknologjisë ftohen që të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi teksa e krijojnë një eko sistem rreth produkteve dhe shërbimeve. Në versionin publik Beta do të shfaqen kompanitë kryesore globale si Apple, Google, Microsoft, SAP, Facebook, IBM, Samsung dhe Cisco.
Përdoruesit tashmë mund të postojnë në mur, të përcjellin ngjarje, kompani apo persona, mund të dërgojnë mesazhe, të ndajnë përmbajtje të ndryshme dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera.



Leave a Reply