![]()
Sot e dashuruar dhe nesër vetëm pa asnjë shpjegim? Ja si t’i kaloni momentet më të këqija të ardhura nga përfundimi i papritur i një lidhjeje
Ju kanë braktisur ndonjëherë prej ndonjë arsye që nuk qëndronte aspak. Si për shembull “Je shumë e vogël”, “Jam i paqartë me veten”, “Nuk kam nevojë për një të dashur tani”? Edhe pse fundi është i hidhur, duhet të mësoni ta lini të shkuarën pas. Meqë ndarjet janë gjithnjë jo të lehta për t’u përballuar, këshillat e mëposhtme janë ndarë në katër faza sipas kronologjisë.
![]()
Faza e parë: Përballimi
1. Silluni mirë me veten. Me justifikime si të sipërmet bëhet shumë e qartë se faji nuk është aspak i juaji dhe nuk ka të bëjë me vlerën personale që mbartni. Zhvlerësimi i vetes për shkak se dikush ju la, do t’ua shtojë edhe më shumë zërat negativë në kokë. Duhet të mendoni se arsyet e ndarjes nuk vijnë nga ju, por nga personi tjetër që nuk dëshiron ta vazhdojë më tej lidhjen.


2. Shuajini zërat e vetëgjykimit. Nëse filloni të hamendësoni se po të bënit diçka ndryshe, mbase nuk do të ishit në këtë situatë tani, atëherë kjo është vija që tregon se duhet të ndalni së menduari. Askush nuk mund ta kthejë të shkuarën, po ashtu as ta imagjinojë të ardhmen. Nuk do t’ju ndihmonte aspak gjykimi i vetes.
3. Është normale të qash. Në ditët e para të ndarjes nga një person, të cilin e keni pasur për zemër, është normale të qash, ndaj mos e frenoni veten. Kushdo ka nevojë t’i shprehë emocionet e tij, por këtë bëjeni në mjedise private dhe jo në publik. Megjithatë, mos e lini veten të përfshiheni shumë në këtë gjendje. Jeta vazhdon dhe patjetër që një ditë do ta takoni të duhurin.



Faza e dytë: Mbështetja
1. Vizitoni miqtë. Mbajini miqtë afër dhe kaloni shumë kohë me ta. Flisni lirshëm për gjërat që ju shqetësojnë, por kujdes të mos i shpreheni për gjërat personale edhe njerëzve që nuk ju njohin mirë. Miqësohuni sa më shumë dhe jini të hapur ndaj njohjeve të reja.
2. Shkoni të shoqëruar në festa ku do të jetë ishi juaj. Për mbështetje morale, mos shkoni në ngjarje të rëndësishme vetëm, nëse e dini që do të jetë edhe “ai” ose “ajo”. Kërkojuni miqve t’ju shoqërojnë duke i thënë keni frikë mos ndiheni të dobët në praninë e tij/ saj ose se mund bëni ndonjë gjë për të cilën mund të pendoheni më pas.
Faza 3: Marrëdhëniet
1. Ishi si mik. Duhet ta kuptoni se mbajtja e ishit tuaj si mik është një zonë e rrezikshme. Për disa njerëz kjo gjë funksionon, ndërsa për shumë të tjerë, është një fushë e minuar. Do t’ju krijohen iluzione se ndarja ka ardhur prej shkaqeve të gabuara dhe se kthimi në atë marrëdhënie është i mundshëm. Djemtë rrallë ndahen dhe më pas pendohen duke treguar se e kishin gabim.



2. Miqësorë, por me masë. Kur ju rastis ta takoni përsëri ishin tuaj, varet nga ju se çfarë marrëdhëniesh doni të krijoni me të. Nëse vendosni të jini miqësorë, atëherë bëni kujdes dhe mbani distancë. Një përshëndetje e thjeshtë është e mjaftueshme. Po ashtu, një buzëqeshje e lehtë dhe një tundje dore është në rregull nëse nuk doni të shkëmbeni ndonjë fjalë.


3. Kur duhet të bëheni miq? Jepini vetes të paktën një javë kohë, përpara se të vendosni të shiheni si miq. Deri atëherë, do të ishte mirë ta kishit marrë veten. Nëse kjo ndodh, përpiquni të flisni me ish-partnerin ose partneren në mënyrë miqësore, pa e përmendur lidhjen që keni pasur. Mos i ushtroni shumë presion, mjafton të bëni biseda të shkurtra. Do t’ju duhen edhe disa javë të tjera, përpara se të krijoni një miqësi platonike.
Faza 4: Harrimi
1. Mos u hakmerrni. Kini pak respekt për veten dhe mos u merrni më me ishin tuaj. Nuk është asgjë e mirë t’i bëni të këqija një personi që dikur e keni dashur, po ashtu nuk është mirë që të flirtoni me të. Kapërcejeni zhgënjimin dhe dhimbjen, sepse është koha për ju të ndaloni së interesuari për atë njeri. Një lidhje e mbyllur është një kapitull i mbyllur në jetën tuaj. Bëni përpara duke falur dhe harruar.
2. Shihini gjërat ndryshe. Gjithnjë i keni parë gjërat nga mënyra juaj. Një mënyrë e mirë për t`i lënë gjërat të rrjedhin, është të përpiqeni t`i shihni ngjarjet nga varianti i tij ose saj. Jo çdo ndodhi mund të ketë ardhur prej qëllimit të keq. Konsiderojini edhe ndjenjat e tjetrit, sepse herët ose vonë të gjithë preken nga ndarja.
3. Hiqeni mendjen. Jepini vetes një moment pushimi. Nuk ka nevojë të vraponi pas dikujt që ju la. Në të vërtetë do ta kuptoni se nuk ka qenë i domosdoshëm për ju. Merruni me jetën tuaj dhe ndërtoni një të ardhme të shkëlqyer për veten. Me kalimin e kohës, të gjitha plagët e ndarjes do të jenë fshirë nga zemra juaj dhe do të kenë mbetur vetëm kujtimet.
——————————————————————–
Kush tradhëton më shumë: meshkujt apo femrat?
Femrat janë më promiskuitetive sesa meshkujt kur është fjala për shkelje të kurorës, ka zbuluar një studim britanik mbi tradhtinë gjatë vitit 2012, i bërë në më se 4.000 njerëz.Pjesëtaret e gjinisë së bukur mesatarisht kanë 2.3 dashnorë, ndërsa meshkujt 1.8 dashnore, shkruan Daily Mail. Femrat në lidhjet jashtëmartesore kërkojnë dashuri, plotësim emocional, romantikë dhe mënyrë që të ngrenë vetëbesimin e tyre, ndërsa meshkujt dëshirojnë kënaqësi seksuale dhe ikje nga bashkëshortësia monotone, apo edhe që të plotësojnë egon e tyre.
Gjithashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, shpesh dashurohen në dashnorin e tyre dhe të parat ia fillojnë lidhjes jashtëmartesore.
Femrat shkelin kurorën pas pesë vjetësh, ndërsa meshkujt pas gjashtë vjetësh martesë. Veç kësaj, femrat më herët bëhen shkelëse kurore, më së shpeshti kur i mbushin 37 vjeç, ndërsa meshkujt pesë vjet më vonë, domethënë kur i mbushin 42 vjeç.
Të dy gjinitë pajtohen që monogamia është gjendje jo e natyrshme, përkatësisht 76 për qind e femrave dhe 67 për qind e meshkujve theksojnë që akoma e dashurojnë partnerin bashkëshortor. Rreth 80 për qind të shkelësve të kurorës dëshirojnë të ruajnë bashkëshortësinë, ndërkaq 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve kanë kërkuar shkurorëzim në rastin kur kanë mësuar që partneri apo partnerja po i tradhton.
“Femrat më lehtë gjejnë dashnorë dhe më së shpeshti mund të mbajnë nën kontroll atë lidhje. Ato në lidhjet e tyre jashtëmartesore kërkojnë emocione, ndërkaq meshkujt vetëm kënaqësi trupore” – thekson Emily Poup, e portalit britanikUndercover Lovers, nga i cili njerëzit e martuar kërkojnë afera jashtëmartesore.
V:O Fotot ilustruese jane vene nga “Alba-Dansk”
—————————————————————
Ja cilat janë Shenjat kur burri apo gruaja juaj ju tradheton
Keni një ndjesi të çuditshme në fund të stomakut tuaj se diçka nuk po shkon siç duhet, por nuk arrini ta kuptoni se me çfarë ka lidhje kjo ndjenjë.
Bashkëshorti/bashkëshortja juaj është bërë i largët, ai/ajo po rri deri vonë në punë, ose ikën nga shtëpia pa ndonjë shpjegim.
Dyshon se mund të jetë dikush tjetër në jetën e tij/saj, por sa herë që e hapni këtë muhabet me partnerin tuaj, ai/ajo e mohon kategorikisht.
I keni të gjitha shenjat, por nuk keni prova. Ndaj, kushtojuni vëmendje shenjave dhe instiktit. Por kujdes; mos ngatërroni shenjat me provat e vërteta të tradhtisë.
1- “Të dua, por nuk jam i/e dashuruar me ty”.
Nëse i dëgjon këto fjalë, duhet t’ju bien kambanat e alarmit. Kjo është një nga fjalitë më të zakonshme që ju thotë një bashkëshort tradhtar. Partneri mund të ketë një lidhje të thellë dashurie me ju, por ndjenjat intensive të pasionit e tejkalojnë lidhjen me ju, aq sa bashkëshorti/bashkëshortja juaj i “harron” ndenjat e vërteta. Tek partneri tradhëtar merr hov hormoni i pasionit; çka e shtyn atë drejt një “amnezie ndjenjash” ndaj bashkëshortit/bashkëshortes së vet.
2- “Jemi thjesht shokë”.
Kjo është një tjetër fjali tepër e parashikueshme që vjen nga goja e një tradhtari. Nëse bashkëshorti/bashkëshortja juaj kalon më shumë kohë me “mikun/mikeshën” e vet të re, atëherë bëhet fjalë për diçka më tepër se miqësia. Partneri juaj ndoshta ndihet se ka shumë të përbashkëta me këtë person, se ky person e kupton atë dhe situatën nëpër të cilën po kalon bashkëshorti/bashkëshortja juaj. Çfarëdo qofshin arsyet e kësaj miqësie, kjo është një shenjë paralajmëruese, nga që duhen marrë seriozisht.
3- Nevojë e papritur për privatësi.
Nëse gjërat të cilat zakonisht më parë i bënit hapur dhe bashkërisht, papritur bëhen private; bëni kujdes pasi në këtë mes ka diçka. Ai/ajo mund të nisë t’i vërë password kompjuterit, apo të ndryshojë passwordin e adresës së emailit, të cilën më parë ju e dinit. Gjithashtu partneri tradhtar nuk e lëshon për asnjë çast nga dora celularin e vet dhe e mban gjithnjë pranë. Nëse e pyesni apo tentoni të zbuloni informacione që më parë kanë qenë të përbashkëta mes ju të dysh, do të akuzoheni se po fusni hundët, po e zhbironi dhe po tentoni të kontrolloni partnerin tuaj. Kjo është një shenjë tepër alarmante!
4- “Kam nevojë për të kuptuar ndjenjat e mia”.
Bashkëshorti/bashkëshortja që është i përfshirë në një marrëdhënie tjetër, do të kërkojë më tepër hapësirë dhe kohë për ta kaluar vetëm, apo jashtë familjes. Mund të thonë se kjo kërkesë i dedikohet konfuzionit në ndjenjat e tyre, apo stresit në punë. Kjo mund të jetë një shenjë se ata kanë dikë tjetër, pasi po përpiqen të gjejnë mënyra për më shumë liri nga familja.
5- Ndryshimi i të përditshmes dhe orareve të punës.
Të punuarit deri vonë, të shkuarit në punë orar pa orar apo edhe përkushtimi i pajustifikuar ndaj punës mund të jenë shenja që bashkëshorti/bashkëshortja po ju tradhëton.
6- Qëndrimi për një kohë të gjatë në kompjuter.
Në botën e sotshme, me teknologjinë moderne, dikush që kërkon një lidhje jashtëmartesore, nuk ka fare nevojë të dalë nga shtëpia. Lehtësia me të cilën komunikojmë në dhomat e chatit, në uebsajtet apo forumet ku lihen takime; apo edhe adresat sekrete të emailit; kanë rritur në mënyrë drastike numrin e tradhtive bashkëshortore. Nëse bashkëshorti/bashkëshortja kalon më tepër kohë se zakonisht në internet, duke chatuar apo edhe thjesht viziton uebsajte pornografike, atëherë keni arsye të alarmoheni.
7- Telefonata sekrete dhe më shumë kohë e kaluar në telefon.
Lidhjet sentimentale jashtëmartesore nisin thuajse kryekëput nëpërmjet telefonit apo celularit. Nëse bashkëshorti/bashkëshortja e mbyll menjëherë telefonin apo celularin teksa ju hyni në dhomë, apo nëse fshin historinë e thirrjeve e mesazheve nga celulari i vet sapo ju e pyesni, duke u vendosur në pozita të forta mbrojtëse; atëherë ndoshta duhet të kontrolloni tabulatet telefonike.
8- Sjellje që nuk jua mbushin mendjen.
Ai/ajo nuk ndodhet në një vend të caktuar ku ka thënë se ndodhet. Nuk justifikojnë kohën që kalojën jashtë shtëpisë. Lekë të pallogaritura më parë. Fatura për sende apo shërbime për të cilat nuk keni dijeni. Rroba që mungojnë në shtëpi. Rroba që nuk janë të familjes suaj. Gënjeshtra të vogla për detaje të ndryshme gjatë ditës.
Shenja të tjera të ndryshimit të sjelljes:
– Partneri juaj nis të merakoset për pamjen e vet të jashtme.
– Nis të bëjë palestër, megjithëse nuk ka kiliogramë për të humbur.
– Ka ndryshime në sjelljen seksuale (i humb interesi seksual ndaj jush, përdor truke të reja gjatë seksit të cilat më parë nuk ia dinit).
– Partneri juaj është bërë tepër gjaknxehtë (tashmë ziheni edhe pa ndonjë argument).
– Miqtë e partnerit/partneres suaj sillen çuditshëm.
9- Vetë shqetësimet dhe dyshimet tuaja.
Nëse e kapni veten duke justifikuar sjelljen e partnerit, apo duke e bindur veten se partneri kurrsesi nuk mund t’ju tradhtojë; atëherë kjo është një shenjë shqetësuese. Intuita dhe përshtypjet tuaja janë zakonisht treguesit më të mirë se diçka nuk shkon siç duhet. Nëse dyshon se partneri ju tradhton, bëni disa investigime dhe pastaj flisni me të rreth atyre që keni arritur të zbuloni. Flisni me të në mënyrë të sjellshme dhe qetë. Kërkojini ndershmëri. Jini të përgatitur për gënjeshtra. Është i trishtë fakti që njerëzit që tradhtojnë bëhen gënjeshtarë të shkëlqyer. Njerëz të cilët ndoshta nuk kanë thënë kurrë një gënjeshtër në jetën e tyre. Besojini instiktit tuaj, por gjithashtu siguroni prova të forta e të pakundërshtueshme./portalb/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani











Leave a Reply