-Cikel poetik me poezi nga vellimet poetike
“Lotet e puthjes”dhe “Diellin e kapa per veshesh”
(LEK GJOKA)
Shen Valentini
(dashuria është si stalaktit qe e plas trishtimi!)
Pertej dritares se trishtimit seç trokoti kjo dite
duke vrare hallet e sherret e perditshme
erdhi e qete pa zhurme por ne deje solli stuhitë
e syte e dashurise moren ngjyra të shndritshme.
E pyet dashuria e merguar një çast
kur unë do kthehem nga mergimi
ajo i solli të dashurin e puthjet rrodhen varg
në shtratin e vdekjes u shtrinë male trishtimi.
E qielli me litare shiu shtrin duart drejt tokes
sikur do të puthej me të dashuren e saj
sikur do te laj zenkat qe jetes se lodhshme buroken
sikur…le te shkrihesh ngajhere prej dashurise edhe në vaj!
E një dashuri tek kacafytej ne shtratin bashkshortor
duke e rrukullime në ethet e dikurshme
e theu me zhurme e rrapullime akullin shpirtror
dhe e qete u leshua drejt shijes se buzeve!..
Dhe luleve kete dite se si iu shndrisin syte
sikur veç ato të jene deshmitare
kur në trupat e zjarrmume ndizen e shperthejne dashurite
dhe arrome e luleve ne dhomë frynte si e marre!…
Trishtimin piva me një gllënkë!…
Trishtimin piva me një gllënkë
i dehur nga ethet qe me gjuajti merzia
ajrin për veshesh kapa një moment
qe trokiste në portën e ëndrrava të mija!..
Rruget që të shpien të zjarrmia e puthjes
i mbyllën me çelsin e vetmise
lëshohen në autostraten e ndienjave fitore e humbje
ne një duel të trishtë!..
Ajri më shikon në bisht të syrit
e m’thotë lëshoje veshin o njeri
unë po të zgjoj nga ëndrrat e keqija
që i mbodhen plot qejf në ketë planet me shi!..
Shikoj vetminë tendë të përlotur
qe ti e stokove me buzeqeshje
pakëz trishtim leshohet që ndienjat me ti ndotur
por prapë kthehet në shtratin e vdekjes Heshtje!..
Trishtimin piva me një gllënkë
e trishtimi me kthehet mua më me pi
buzeshja ime i ngeli në fyt
ndaj kthehet mbrapsht ngarkuar me merzi!…
U mbyllen doganat
Qiejt e syve u vranë
doganat që të çojnë tek ti u mbyllën
zemërime ndienjash në ditën qe s’di të vdese
Blerje shikimesh me euro a më dollarë!
Sa kushton një shikim?
Kaq dollarë!
Sa kushton një puthje?
Kaq euro!
Doganat s’po hapen
ndaj shikimet u varrosën
dhe puthjet po vdesin !..
S’di përse s’e dua greken
Vështroj konturet e grekes nga afër
sytë e kalter,gjinjtë vezake,trupin lastar
s’guxoi ti ledhatoj ato gjinjë-molla dashurie
ndaj iki me vrap
i largohem asaj molle,s’di përse
apo ndoshta ndienjat për shtojzavallen greke
flenë gjumë
-Sagapo,Sagapo,Aleko-flet ajo
Jo s’të dua ia kthej shqip-hap sytë
gëzohet zemra që s’isha zgjuar !..
Vajza shqiptare më shfaqet në ëndrrën- magji
e veshur më rroba të thjeshta
e pudrosur më aromën e bjeshkëve
Me sodit.S’ngopet duke më suditur ndaj nis e flet
-Leke ku ke humbur?Cila vese të treti?
Bjeshket po të presin
Velën se merr gjumi
Eja sa më parë se u rimbush Lumi
Lotojnë dite e natë bjeshket ,Vela ,nëna,motra
Mos harro sytë e zemres sime
që asgjë s’mi shterroka
Eja Lek më shpejt.Po të pret Kallmeti
t’përgojasin vajza ma të hijshme se deti
Apo mos ndoj greke me trupin lastar
ti ka vjedhur ndienjat
zemrën ta ka tharë
eja pra more Lekë
eja je shqiptar!…
Athine Maj 1991
Vela= mal ne Kallmet.
Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore
Fluturuan ndienjat ne asfaltet epshore
qiejt e vransirave u mbyten ne det
u puthen pa mburrje buzeqeshjet trupore
me trenin e merzise iku trishtimi nga ky planet!
Larg … sa larg dhe sa afer
buzet po nxierrin avujt e pritjes se gjate
ne artierjet e dashurite ngaterrojme rruget e ardhjes
e ne te njejtin stacion zemer puthemi prape!..
Dy ndienja përballe si dy statuja te dashuruara
flasim me heshtjen shpirterore të takimit
shtrijme duart e papritur afrojne buzet e zjarrmuera
e shperthejne fishekzjarret e puthjes a t’ferkimit !…
Fluturuan ndienjat ne asfalet epshore
trishtimi u mbyt ne zjarrmine e puthjes
hena ne bisht te synit na fal nje buzqeshje henore
e zjarrmi shpirtrore i rrjedhin buzes!
Fat apo…!…
-nje shoqeje shkolle
Ajo iku papritmas te kerkonte fatin
ne nje nate pranvere plot epshe dhe zjarmi
gjuante me shuplaka valesh deti skafin
e gjuante ore e cast ai!..
Sa fjale dashurie ishin thene
sa puthje dhe seks kishte filmuar gjithesia
gjithcka ndodhi ne nje nate me hene
ty ndienjat ti kaploi dashuria!..
Por….ajo s’ishte dashuri
vetem epshe mashkullore
dhe ti tash idhshem perqafon fatin
qe pertej detit te hodhen ne mole
e t’rrembyen dashurine,nderin,shtatin!….
Kthim ndienjash !…..
Syte e ndienjave papritmas qorrohen
nga mungesa jote gjuaj me shkelma diten
lart në qiell yjet nis e lavderohen
në anijen shpirtrore ndienjat tek ato u ngjiten !..
Yjet më shohim, zbehen
gjunjet iu dridheshin se genjyer kishin
i bejne ze henes qe sebashku t’behen
por hena po pinte ilaqe per gripin !..
Dhe yjet psheretijne me njeri-tjetrin
siç psheretijne dashnoret kur puthjet kishin varrosur
rikthehen ndienjat me anijen e pare te ndienjave qe gjeten
në nje nate qe kishte lindur në te sosur !…
E pi me një gllenkë shikimin tënd o vajzë !…
Shikimi embëltues rreshqet nga sytë e saj
dhe rend me vrap neper vena
avujt e puthjes rridhnin valë-valë
në tjetër udhë jete u nis nxitimthi zemra !
U ngatërruan ditet,muajt,vitet
ku ishtë më parë kjo dashuri qe s’u pa
qe shemb male trishtimi e në deje ngjitet
here e zhurshmë e here e qetë e pa za !..
Është vjeshtë, dimer a pranverë
pyes zemrën që vallzontë me ty
veç heshtja rri ngarkuar në puthje si përhere
dhe bota hap sytë e shpreses e na shikontë me zili !..
E pi me një gllenke shikimin tënd o vajzë
le të dehem nga avujt e dashurisë
le të palçasin stuhite shpirtrorë me tallaz
askush s’ma ndalon dot murlanin e djalërise !..
LEK GJOKA
JACKSONVILLE
FLORIDA
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply