Rajmonda Tusha, 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve është ulur në bankën e të akuzuarve për veprën penale të dhunës në familje, e konkretisht akuzohet të ketë rrahur ish-bashkëshortin e saj, Lutfi Ahmetajn.
Ky është rasti i parë kur një femër del para gjykatës për dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Prokurori i tha gjykatës se 35-vjeçarja, më 22 shkurt, e ka qëlluar ish-bashkëshortin me vazo lulesh, me çadër dhe sende të tjera rrethanore që gjeti në banesë, pas një sherri të nisur për djalin. Për këtë akuzë Prokuroria ka bashkëngjitur edhe raportin e ekspertimit të burrit të rrahur nga bashkëshortja.
Në pritje të vendimit të Gjykatës Penale, Prokuroria kërkoi dënimin e gruas me dy vjet liri me kusht, që do të thotë që gjatë kësaj kohë ajo nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale, raporton “Top Channel”.
Por si është në të vërtetë historia e këtij çifti? Ndaj 35-vjeçares ka pasur një urdhër-mbrojtjeje, pasi është dhunuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti. Por duke qenë se çifti tashmë i ndarë jeton ende në të njëjta ambiente, ky urdhër mbrojtjeje rezulton fiktiv dhe i pazbatueshëm.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply