Në facebook shpesh herë poezia
dashurinë don ta kapë për dore
vargjet ngatërrohen në shkronja e vija
o poet mos thur vargje të dala boje
Të puthësh nuk është heroizëm
të dhurosh puthje nuk është trimëri
me puthje mos e ngatërroni gjindjen
pa ndienja puthja nuk sjell dashuri
Vargjet rrjedhin plot me foto
të bukura, të zdeshuna lakuriq
por çdo varg n’dashuri çaloka
poezi pa shije hiq
O poet kthe kokën prapa
lëri pëlqimet që t’vijnë n’facebook
dashurinë që e kapi vapa
në asnjë varg mos e bëj shok
Dil përjashta, puth liqenin
edhe detit jepja dorën
hënës kurrë mos ia zë vendin
e mos ia fut nënkamzën kunorës
Atëherë vargu nuk çalon
atëherë puthja nuk është flirt
atëherë vargu të dashuron
atëherë vargu të bën dritë
Lek Gjoka
Marre nga vellimi poetik
“RETË I KAM MBYLLUR ME ÇELËS”
Shtepia botuese ADA
Tiranë 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply