Kush nuk beson ende se kafshët nuk kanë ndjenja, me siguri do të ndryshojnë mendim pas historisë së luaneshë 21-vjeçare, e cila vdiq nga hidhërimi pas vdekjes së partnerit të saj, me të cilin ndau kafazin për dy vjet.
Chicca, kështu quhej luanesha e cila ngordhi në oazin e Monte Canale në Polpenazze, në një provincë të Brescias në Itali, i cili mban dhjetëra e dhjetëra kafshë të çdo lloji të braktisur, apo të gjetur në pyje.
Shumë prej tyre arratisen nga cirqet, apo nga struktura të tjera që duan të kenë kontakt me natyrën.
Kështu kishte ndodhur edhe me Jack, një tigër i cili ishte arratisur nga një cirk, për t’u transferuar në një kafaz të Monte Canale, por kafazi nuk kishte qenë asnjëherë burg për të, pasi brenda tij gjeti dashurinë reciproke të mikeshës Chicha.
Në muajin gusht Jack, vetëm 18 vjeç vdiq për shkaqe natyrale, dhe qysh nga ai moment Chicca pësoi një goditje të rëndë, la ushqimin dhe pavarësisht mjekimeve dhe përkëdheljeve të vazhdueshme ajo nuk fuste më gjë në gojë.
Edhe kur ushqimi i jepej me pahir, Chicca villte çdo gjë, duke kaluar në një anoreksi depresive, e cila nga ana e mjekëve u cilësua si vuajtje prej dashurisë së humbur, duke analizuar faktin se gjithçka kishte ndodhur qysh nga momenti i vdekjes së Jack.
Por e njëjta gjë ndodhi edhe me luaneshën e dashuruar, e cila pas një agonie disa mujore ndërroi jetë ditët e para të tetorit.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply