Pas konfliktit të djeshëm për boçat e pishave, ku humbi jetën një 25-vjeçar dhe u plagosën dy familjarë të tij, policia ka shoqëruar sot 18 persona në komisariatin e Durrësit ku priten të merren në pyetje.
Ditën e djeshme, dy familje me mbiemrin Bushi, janë konfliktuar për ndarjen e zonës ku mblidhnin boça pishe, në Gjirin e Lalzit. Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armës dhe ka mbetur i vdekur 25-vjeçari, Albert Bushi, si dhe janë plagosur nëna me vëllain e tij.
Menjëherë pas ngjarjes, efektivët e policisë kanë vënë në pranga dy autorët e krimit. Bëhet fjalë për vëllezërit Xhevahir dhe Edmond Bushi, kushërinj të parë me viktimën. Ndërsa, po punohet për kapjen e vëllait të vrasësve, Bledar Bushin.
/Shekulli Online/ E.B./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply