![]()
Përbërësit e kësaj recete:
4 petë
1 kg kadaif
12 luge gjelle margarinë
2 gota uji të thërrmuara me arra
Për sherbetin:
6 gota uji me sheqer
4 gota uji
Lëngun e një limoni
Për zbukurim:
Fistiqe të thërrmuara ose akullore
Përgatitja:
Ndajmë kadaifin në katër pjesë për katër petët.Marrim një petë dhe e spërkasim me margarinë të shkrirë. Marrim ¼ e kadaifit dhe e shpërndajmë mbi petë. Marrim arrat dhe i shpërndajmë në gjithë sipërfaqen. Fillojmë dhe mbledhim në formë ruloni petën me kadaifin. Ta mbështjellim fort dhe më pas e presim rulo- rulo. Kështu veprojmë edhe me petët e tjera. E fusim në furrë ku më parë e kemi ngrohur në 170 grade për 30 minuta. Pasi është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lëmë sa t’i dali avulli i parë pastaj i hedhim sherbetin e ftohtë.
Living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply