![]()
Liderët shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti nga BDI dhe Rufi Osmani nga RDK, kanë dërguar të mërkurën urimet për festën e Fitër Bajramit.
“Muaji i shenjtë i agjërimit dëshmoi dedikimin tonë ndaj Perendisë dhe sot, kam kënaqësinë që të uroj çdo anëtar dhe përkrahës të Bashkimit Demokratik për Integrim bashkë me çdo besimtar të fesë islame për festën e madhe të Fitër Bajramit.
Uroj që gëzimi familjar dhe paqja midis nesh të karakterizojë festën e madhe të Fitër Bajramit në të cilën të gjithë ne bëhemi bashkë për të shtruar dorën e pajtimit, solidaritetit dhë bëmirësisë.
Përveç urimeve më të mira dhe mesazheve për tolerancë e mirëkuptim, Fitër Bajrami na fton të gjithë neve që të bëjmë edhe vepra të mira në vazhdimësi, duke kujtuar familjet në nevojë dhe në veçanti na fton që të vijojmë përpjekjet tona të pandërprera për mirëqenien e të të gjithë qytetarëve.
Uroj që festa e Bajramit të na sjellë më afër njëri tjetrit dhe t’Ju gjej të gjithë juve me shëndet, pranë familjeve tuaja të çmuara dhe me mbarësi,” thuhet në urimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Një mesazh urimi ka shprehur edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
“Sakrifica dhe devotshmëria që karakterizojnë këtë Festë, na përndrisin mendjen dhe besimin drejt vazhdimit të kultivimit të vlerave tona fetare dhe kombëtare duke përmbushur shpirtin tonë me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë! Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, u’a uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit me shumë shëndet, dashuri, paqe, mirëqenie dhe mbarësi!”, thuhet në mesazhin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Edhe kreu i Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Rufi Osmani ka dërguar urim deri te besimtarët islam për festën e Bajramit.
“Përfundimi i Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kurorëzohet me festën e Fitër Bajramit që paraqet vetëpërmbajtjen, sakrificën dhe devotshmërinë.Sakrificën dhe devotshmërinë e treguar gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit e përmbyllim me këtë festë të madhe e cila duhet të na shërbejë si një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, harmonisë, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë.
Në këtë festë të madhe të myslimanëve, duke shprehur përkushtimin ndaj Krijuesit të Gjithësisë, të shkëmbejmë mesazhe të mira mes nesh.Në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, ju uroj festën e Fitër Bajramit me dëshirë që mirëqenia, arsyeja dhe toleranca të mbizotrojnë mbi injorancën, arogancën dhe mungesën e vullnetit.Uroj edhe njëhëere gëzuar Fitër Bajramin dhe mirësi, begati dhe harmoni,” thuhet në urimin e kryetarit të RDK-së Rufi Osmani. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply