![]()
Kryetari i BFIM-së, Reis ul Ulema të BIM H. Sulejman ef. Rexhepi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit 2013.
Përcollëm muajin më të begatshëm dhe më të bereqetshëm të vitit, muajin në të cilin përkushtimi ynë është i veçantë ndaj Allahut Fuqiplotë, ku përmes agjërimit dhe veprave madhështore, kemi treguar sinqeritetin tonë dhe respektin ndaj obligimeve fetare. Sot jemi të brengosur që po ndahemi nga një adhurim që bëhet vetëm për Allahun dhe ka shpërblime sekrete, por të edukuar nga mësimet e agjërimit. Ne, edhe pas këtij muaji, do të mbetemi të sinqertë ndaj ibadeteve, adhurimeve dhe veprave të hairit. Kështu thuhet në urimin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman ef. Rexhepi për festën e Fitër Bajramit. Në mesazhin drejtuar opinionit, kreu i BFIM-së flet edhe për rrjedhat në botën islame. “Islami dhe myslimanët, ishin dhe do të mbeten caku i gjithë atyre që nuk shohin ndryshe, i atyre që nuk treguan asnjëherë respekt për vlerat që solli Islami gjithandej, nuk janë treguar të sinqertë ndaj kësaj feje dhe ithtarëve të saj kurrë i zgjoi nga zhdukja dhe dekadenca popujt e sotëm të zhvilluar perëndimor! Sot ndjehemi shumë të shqetësuar që në botën islame kemi një periudhë kohore ku dora e fëlliqur anti-islame dëshiron që të rrënon dhe të përdhos gjithë atë që kanë arritur disa shtete myslimane duke ndërtuar përmes Kushtetutës, Kuranit. Në disa vende, liderët myslimanët janë përleshur me demonstrues që nuk kanë kuptim dhe bazë organizimi i tyre, disa po mbyten nga dora e myslimanëve të manipuluar, disa po sulmohen me burgosje të liderëve të tyre. O sot o kurrë na duhet të jemi unik dhe t’i qëndrojmë ballë kësaj stuhie të egër dhe dashakeqe të kurdisur nga të huajt përbrenda botës islame”, shkruan në mesazhin e tij Rexhepi. Ai ka përkujtuar se “Pranvera Arabe”, në fakt, simbolizon dritë, prosperim, ecje të sigurt dhe gjallëri tek popujt mysliman. “Por, si duket, vetëm rinisja e gjallërisë ishte e madhe e të mos flasim si do të ishte ajo ecuri më tej. Ringjallja e tillë shqetësoi shumë opinione, andaj edhe instaluan elemente përbrenda myslimanëve dhe duke manipuluar, ata arritën që muslimanët të mos jenë të qetë kohëve të fundit, bile bile nuk shijuan madhështitë e muajit të bekuar të Ramazanit, e cila do të jetë prezent gjatë festës së Fitër Bajramit. Projektet e tilla vazhduan edhe më larg, ku në çdo skaj të botës preket nderi, cenohet e drejta, pengohet adhurimi i Allahut Fuqiplotë dhe persekutohet ajo që i takon Islamit me pa të drejtë. Fatkeqësisht, të njëjtat projekte i kemi prezent edhe në Ballkan, në veçanti në trojet tona përmes themelimit të disa asociacioneve dhe organizatave, të cilat janë të pavetëdijshëm për dëmin që u bëjnë myslimanve të këtyre anëve. Ky institucion asnjëherë nuk është përkulur para qarqeve të tilla, andaj fushëveprimi i tyre është më i lehtë nëpër shoqata dhe organizata të cilat nuk kanë forcë për të hetuar hilet dhe qëllimet e errëta të tyre. Kujdesi dhe syçelësia jonë duhet të jenë edhe më të mëdha në këtë drejtim dhe duhet jetësuar fjalën e Allahut ku thotë: ‘Dhe kapuni që të gjithë ju për Fenë (litarin) e Allahut dhe mos u përçani'”, shkruan Rexhepi. Kreu i BFI-së ka uruar që këto ditë festive të Bajramit, të shprehim dashuri ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptin e respektit të gjithë anshëm, duke anuluar diferencat dhe dallimet që mund të ekzistojnë. “Qoftë ky Fitër Bajram edhe një mundësi që të na falen lëshimet dhe gabimet tona, lidhur me këtë Muhammedi (savs) thotë: ‘Në Ditën e Fitër Bajramit, Allllahu Fuqiplotë besimtarët që falin namazin e kësaj dite i shikon përplot mëshirë dhe thotë: O robërit e Mi! Me urdhrin Tim keni agjëruar dhe me urdhrin Tim keni bërë iftar. Keni falur namaz për Mua dhe keni ardhur të falni edhe namazin e Bajramit. Tani ngrihuni dhe kthehuni sepse Unë ua kam falur të gjitha mëkatet'”, uron ef. Rexhepi, duke u lutur që në trojet shqiptare të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria dhe perspektiva të jetë shumë më ndryshe!
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply