![]()
Tre rajone nga territori i Maqedonisë nesër dhe pasnesër do të përfshihen nga vala e të ngrohtit – faza e portokalltë, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Bëhet fjalë për rajonin e Osogovës-Malishevës, Ohrit-Prespës dhe rajonin e Pollogut, ku parashikohen temperatura më të larta se të zakonshmet për këtë periudhë të vitit. Tre rajonet tjera, i Shkupit, Vardarit jugor dhe Pellagonisë do të përfshihen nga vala e të ngrohtit nga faza e verdhë, gjegjësisht alerte.
Paralajmërimi nga DPHM-ja ka të bëjë vetëm për dy ditët e ardhshme, pasi për fundjavë pritet ulje e temperaturave në tërë shtetin.
Në pajtim me Planin aksionar për mbrojtje nga vala e të ngrohtit, për shkak të temperaturave të paralajmëruara të larta, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të grupeve të rrezikuara të popullsisë, Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime për tërë territorin e shtetit.
Rekomandohet që nesër dhe pasnesër të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat më të moshuar se 60 vjet, punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës për punëtorët ndërtimor dhe personat të cilët punojnë në sipërfaqe të hapura me atë që do të shmangen aktivitet në periudhën prej orës 11 deri në ora 17.
Sipas rekomandimeve, kopshtet nuk duhet të praktikojnë aktivite fizike dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë prej orës 11 deri 17, ndërsa njësitet e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për punë sociale të kenë qasje më aktive dhe ndihmë të personave të moshuar, personave të pamundur dhe pastrehë.
Në pajtim me Planin aksionar për mbrojtje nga valët e ngrohta për tërë shtetin edhe më tej vlejnë rekomandimet e përgjithshme për uljen e rreziqeve ndaj shëndetit dhe nga veprimi i valës së të ngrohtit.
Gjatë ditëve të tilla të ngrohta ekstreme, rekomandohet të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura, para se gjithash të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të obligueshëm në sipërfaqe të hapura në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.
Duhet të mbahen robe me ngjyrë të ndritur dhe të lehta, ndërsa gjatë eksponimit të drejtpërdrejt në diell syza mbrojtjese dhe kapelë (ngjyrat e ndritshme reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të shfrytëzohen kreme me faktorë të lartë mbrojtës.
Rekomandohet të konsumohet sasi më e vogël ushqimi, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim i yndyrshëm, sasi të mëdha të lëngut, më mirë uji i thjeshtë për pije, dhe shmangen e pijeve alkoolike. Gjatë hyrjes në automjet, nevojite ai një periudhë të caktuar të ajroset, ndërsa personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e rekomanduar, në konsultim me mjekun amë.
Për shkak temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimit me ushqim dhe sëmundje infektive të zorrëve, rekomandimet janë: larja e rregullt e pemëve dhe perimeve të freskëta gjatë përdorimit të tyre, përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në afat sa më të shkurtër pas përgatitjes.
Nëse nuk bëhet kjo, ushqimi i tillë i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa gjatë përdorimit të ngrohet në +100 gradë. Të shmangen prodhimet të cilat nuk janë të përpunuara termikisht si majonezi nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremat e ndryshëm. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply