Më 17 nëntor 1944, trupat partizane të brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu, shkatërruan mauzoleumin ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije dhe hynë triumfalisht në Tiranë si çlirimtarë, “a thua se ai varr ishte gjermani i fundit”!
68 vjet më vonë, pikërisht më 17 nëntor 2012 me inisiativën e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e Kryeministrit z. Sali Berisha, u kthyen në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I dhe u vendosën të prehen përjetësisht në mauzoleumin e rindërtuar nga qeveria, si një replikë e modernizuar e mauzoleumit origjinal, që ishte ndërtuar në dhjetor 1935.
Ky moment shumë i rëndësishëm për autoritetin e shtetit shqiptar në demokraci, u përzgjodh pikërisht me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për shkak se shumë vite të historisë së shtetit shqiptar lidhen me figurën e Ahmet Zogut.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Mbretin Zog I




Burimi/FAcebook


Leave a Reply