Dy fustane të saj në bashkëpunim me “MINNA Fashion” dhe “Goddes Exclusive” kanë depërtuar deri në Amerikë, shkruan Artistët Shqiptarë.
Make up artistja dhe blogerja amerikane Marjan Tabibzadja me rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur Elijona nga Goddes Exclusive.
Madje ajo në videon e publikuar në Instagram, shihen edhe pamjet e Elijonës me fustanin, duke iu referuar se si duket në trup.
Në anën tjetër kjo nuk është e vetmja. Tiktokerja e famshme spanjolle Tatiana Kaer me 20 milionë ndjekës në TikTok, ka zgjedhur pikërisht fustanin e personalizuar të Elijonës me emrin “ELI”, i cili është në tri ngjyra, që e gjeni në “Minna Fashion”.
Edhepse jo shpesh e pranishme në media, Elijona po ia del shumë mirë në botën e modës dhe ndikimi i saj, tashmë ka kaluar kufinjtë
Burimi/Facebook/Artistët Shqiptare


Leave a Reply