Prokuroria italiane ka hapur një hetim për deputetin Agron Shehaj, i cili dyshohet se ka pastruar para nëpërmjet një skeme të përdorimit të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme.
Burime të besuara pranë prokurorisë italiane thanë për Spektri.al se deputeti Agron Shehaj është zyrtarisht nën hetime pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas italian, i cili pretendon se z. Shehaj ka përdorur shitblerjen e disa pronave për të pastruar rreth 30 milionë euro, të cilat më pas i ka qarkulluar si kapital të pastër në kompanitë e tij.
Më konkretisht, flitet për shitblerjen e disa shtëpive dhe zyrave në vende të ndryshme të Italisë, të cilat pasi janë blerë me çmimin e tregut, janë shitur me vlerë shumëfish më të lartë te njerëz të cilët nuk e justifikojnë burimin e pasurisë dhe të cilët më pas nuk i kanë vënë në përdorim këto prona, edhe pse i kanë blerë me çmime të kripura.
Pritet që përfundimi i hetimeve të konkludojë së shpejti dhe nëse prokuroria do të faktojë pretendimet e saj, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të lëshohet një fletëarresti për deputetin Shehaj nga ana e prokurorisë italiane.
*Shënim: Pamja e vilës në video është thjesht ilustruese.
Burimi/Istagram /spektri.al


Leave a Reply