Sot me datë 12.09.2012, rreth orës 09.30, është marrë informacion, se në fshatin “Vuksanaj”, Komuna Shalë, Dukagjin, pikërisht në një rrugë të këtij fshati, është vrarë më armë zjarri shtetasi Marash Tonaj, 49 vjeç.
Me të marrë këtë informacion drejt vendit të ngjarjes, janë dërguar forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër sëbashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore u bë e mundur identifikimi i autorëve të krimit dhe po punohet për kapjen e tyre, gjenaralitet e të cilësive, për arsye hetimi përkohësisht nuk bëhen të ditura.
Paraprakisht dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive gjakmarrje.
Nga strukturat e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, po punohet intesivisht për zbardhjen dhe dokumnetimin e plotë të ngjarjes në fjalë.
Një informacion më të plotë në lidhje me këtë ngjarje, do japim pas kthimit të grupit hetimor nga vendngjarja.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply