Dashuri te nisura ne bankat e shkollave, ne zyrat e punes, apo dhe ne udhetime te kendshme. Te kurorezuara me pas me martese dhe shume shpejt, trashegimtaret u kane mbushur jeten me gezim.
Me kalimin e viteve, duket se dashuria e tyre eshte venitur, pasioni eshte shuar dhe femijet nuk kane mundur t’i mbajne te lidhur. Martesa ka shkuar drejt fundit, derisa nje dite kane trokitur ne dyert e gjykates per t’i dhene fund. Behet fjale per personazhe VIP te politikes, artit, kultures apo muzikes. Personazhe qe kane hyre ne histori, qe kane vemendjen e te gjitheve, por qe kane dhe anen e tyre te dobet. Ja kush jane VIP-at e divorcuar ne vite, arsyet qe i shtyne drejt nje vendimi te tille dhe jeta me pas…
Eva Alikaj
Te gjithe e kujtojne vajzen çapkene te komedise “Pallati 176″. Eva Alikaj na befason gjithmone e me shume me rikthimet e saj te bujshme, me rolet e spikatura qe merr persiper te luaje. Por edhe ajo ka pasur momentet e saj te veshtira, sidomos ate te ndarjes nga bashkeshorti i saj austriak. Fryt i kesaj martese eshte djali Xhino, me te cilin Eva Alikaj ka me se te krenohet. Pas ndarjes, Eva Alikaj i perkushtohet vetem djalit, i cili nje vit me pare mberriti ne Shqiperi.Pas marteses se saj aktorja Eva Alikaj, braktisi karrieren e saj si aktore per t’ju perkushtuar jetes larg Shqiperise. Vetem pas pesembedhjete vjetesh, ajo iu rikthye skenes se Teatrit Kombetar me nje muzikal, i cili i dha dhe çmimin si aktorja me e mire ne vitin 2007.
Genc Ruli
Disa here minister ne kabinetin “Berisha” dhe jo pak i suksesshem ne zanatin e tij si ekonomist. Historia e tij e pare e dashurise dhe e fejeses ka nisur para viteve 1990 dhe eshte prishur menjehere pas ardhjes se pluralizmit. Thuhet qe Genc Ruli nuk ka jetuar asnje dite me ish-te fejuaren e tij, per te cilen thuhet se ka pasur me ministrin edhe lidhje zyrtare kurore, edhe pse fejesat dikur kane pasur nje forme tjeter. Tashme Genc Ruli po shijon martesen e tij te kurorezuar edhe me femije.
Ylli Pango
Ai shkoi drejt divorcit para disa vitesh. Me pas, lidhja e tij me nje studente, me pas pedagoge ne Fakultetin e Shkencave Sociale, do te ishte ne qender te vemendjes per disa kohe. Mesa duket, Pango dhe vajza simpatike nuk gjeten dot gjuhen e perbashket, ndaj vendosen te ndaheshin.
Fatos Nano
Eshte nje tjeter politikan qe vendosi te trokase ne dyert e gjykates, per t’u ndare nga bashkeshortja e tij, Rexhina Nano, me te cilen kishte dy femije te rritur dhe kishte ndare jeten me te per afro 30 vjet. Divorci qe u shoqerua me nje zhurme te madhe mediatike, erdhi ne vitin 2001. Ne skene doli Xhoana Nano, nje femer disa vite me e re sesa Nano,plot sharm e finese, e cila brenda nje kohe te shkurter do te shkonte ne altar me kryeministrin e asaj kohe. Femra brune, me nje trup per ta pasur zili, me floket e zinj, do te vihej ne qender te vemendjes per shkak te ndryshimit te madh qe beri ne jeten e saj, duke qene bashkeshortja e nje prej emrave me te njohur te politikes dhe liderit historik te PS-se. Ndersa Rexhina, ishbashkeshortja e Nanos, qe i qendroi prane edhe ne ditet e veshtira te burgut, (Nano ka qendruar kater vite ne qeli), nuk eshte martuar me.
Dritero Agolli
Prishja e marredhenieve mes Shqiperise dhe Bashkimit Sovjetik, do te rendonte shume mbi supet e shkrimtarit te njohur, Dritero Agolli, pasi ne njefare menyre ishte i detyruar te ndahej nga gruaja e tij ruse, te cilen e kishte njohur kur ishte student atje. Dhe ne fakt, keshtu ndodhi. Shkrimtari, qe me penen e arte beri shume adhurues, u nda nga e shoqja me te cilen kishte nje djale. Por siç thote nje fjale e urte, “Plumbi me plumb del”. Agolli njihet me Sadijen, gruan me te cilen vazhdon te jetoje edhe sot. Me vajzen 21- vjeçare shkodrane, shkrimtari atehere 32 vjeç, u njoh ne dasmen e Ismail Kadarese. Dashuria mes tyre lindi pikerisht ne atmosferen e dasmes dhe duket se po ajo dashuri vazhdon t’i mbaje te lidhur dhe sot, pasi gjithkund shkrimtari me koken e zbardhur, shihet i shoqeruar nga e shoqja.
Arta Dade
Deputetja e PS-se, Arta Dade eshte nder te paktat femra te politikes qe i shtohet listes se divorceve ne vite. Per arsye qe nuk u bene kurre publike, Dade, e cila ka mbajtur disa poste ministrore si, Ministre e Kultures, apo e Jashtme, vendosi t’i jape fund marteses disavjeçare me Gezim Dabullen. Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, e vleresuar edhe per bukurine e saj dhe shijen ne te veshur eshte nene e dy djemve. Pas ndarjes nga bashkeshorti, ajo nuk ka tentuar te martohet asnjehere.
Eli Fara
Eshte ndare qe ne moshe te re. Nga martesa e saj me Luli Kapuranin pati nje vajze, te cilen e ka rritur pa baba. Vajza e kengetares se mirenjohur korçare eshte studente per Juridik. Eli Fara jeton prej vitesh jashte Shqiperise dhe nuk ka nisur jete te re ne Amerike. Se fundmi, kengetarja e mirenjohur ka hedhur ne treg nje album te ri. Eli Fara vazhdon te mbetet nje nder ikonat e bukurise, sharmante dhe e embel, edhe pse i ka kaluar te 40-at.
Yllka Mujo
“Sindromes” divorc nuk i kane shpetuar dot as emra te njohur te artit. Aktorja e mirenjohur Yllka Mujo, shume e dashur per publikun shqiptar me rolet e saj te spikatura ne filma te ndryshem, vendosi t\’i jape fund marteses se saj me Haig Zaharine. Yllka nuk u martua kurre. Ajo vendosi te rrise vete dy femijet e saj, nje djale dhe nje vajze. Nderkohe vajza e saj, Elia Zaharia, sot eshte per tu admiruar, nje kengetare dhe aktore e mrekullueshme e qe padyshim ka marre shume nga e ema.
Elsa Ballauri
Ne vitin 2006, drejtoresha e Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, vendos te ndahet nga bashkeshorti i saj, Viktor Basha. Elsa dhe Viktori kane qendruar se bashku per 22 vite me radhe, duke sjelle ne jete dy femije, Anja dhe Gjergj Basha. Por dy vite me pare, vendosin t’i japin fund marteses se tyre. Sikurse shpjegohet ne vendimin e gjykates, kater vitet e fundit midis çiftit kane lindur mosmarreveshje te natyrave te ndryshme, te cilat sollen ftohjen e marredhenieve dhe veçimin e tyre. Keshtu, te dy palet kane vendosur te shkojne drejt divorcit dhe kerkesa e tyre eshte firmosur nga gjykata. Togat e zeza kane vendosur qe dy femijet t’ia lene ne rritje Ballaurit.
Shemsie Kadria
Pas daljes nga burgu ne vitin 2007, ku perfitoi nga amnistia, ish-bosja e firmes piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria, do te merrte nje tjeter zhgenjim. Bashkeshorti i saj, Gani Kadria i kerkoi divorcin me argumentin se qe nga viti 1992 kishin jetuar te ndare, pasi kishin mosmarreveshje dhe konflikte te vazhdueshme. Ndarja e vertete do te vinte ne vitin 2001, kur dy bashkeshortet drejtues te firmes piramidale, u denuan perkatesisht me, 14 vjet Gani Kadria, dhe 17 vjet bashkeshortja e tij, Shemsie. Duke qene ne kerkim, Gani Kadria nuk pati asnje mundesi ta takonte Shemsien ne qelite e burgut. Vetem nje vit me pare, pas 30 vitesh martese, padyshim me momente te bukura (lindja e tre djemve, Parid, Atdhe dhe Flamur Kadria) e me pas zenka e sherre, çifti firmos divorcin.
Suzana Guxholli
Keshilltarja e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli eshte nje tjeter femer e njohur qe renditet ne listen e atyre qe kane provuar plagen e divorcit. Para pak vitesh, Guxholli u nda nga bashkeshorti i saj, Besnik Pani, me profesion inxhinier.
Besnik Aliaj
Viti 2005 do t’i rezervonte surpriza jo te mira Besnik Aliajt, drejtorit te COPlan. Ne shkurt te tri viteve me pare, Aliaj vendos t’i jape fund marteses se tij me Elvira Aliajn (Lame). Ndersa pese muaj me vone, peson humbjen e radhes ne zonen e Sarandes, ku kandidonte per deputet perballe ish kryeministrit Fatos Nano. Duke iu referuar vendimit te gjykates, rezulton se mosperputhja e karaktereve, mungesa e respektit dhe e besimit ndaj njerit-tjetrit, jane arsyet qe e shtyne çiftin te shkoje drejt divorcit. Vajza, fryt i kesaj martese 15-vjeçare, Ada, i eshte lene ne kujdestari te emes
Eduard Shalsi
Pas disa vitesh martese, Edi Shalsi vendos te divorcohet nga bashkeshortja, Alisaveta. Ishte vete nenkryetari i atehershem i Bashkise se Tiranes, qe kerkoi ndarjen nga e shoqja. Ne fakt, ne nuk kemi mundur te zbardhim arsyet e divorcit, por dime qe gjyqtarja Brunilda Kasmi e ka firmosur ate me date 22 dhjetor 2006. Sipas vendimit te gjykates, Shalsi mund te takohet me djalin e tij, Patrik Shalsi çdo jave, ta marre per pushime ne muajin korrik, si dhe duhet te paguaje nje detyrim ushqimor ne masen 25.000 leke ne muaj.(Marre nga Vipat shqiptare)
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply