Është pak a shumë si të shkojë vrasësi për ngushëllim në shtëpinë e viktimës, të ulet me familjarët, të hapë bllokun e shënimeve dhe të pyesë me dhembshuri:
“Vuajti shumë? Qoftë i xhenetit! Kam patur shumë respekt dhe nuk ka ditë që nuk e kujtoj. Po ju, si po mbaheni? Keni ndonjë hall tjetër? Flisni hapur se për këtë kam ardhur. A ju ka hyrë ndokush në hak? Me çfarë mund t’ju ndihmoj?”
Pastaj shënon me kujdes përgjigjet, premton se do ta ndjekë çështjen personalisht dhe, para se të largohet, lë edhe numrin e telefonit:
“Për çdo problem, më keni mua, jam në dispozicionin tuaj për gjithçka. Mos më kurseni!
P.S. Dëgjuesi halleve bëhet gati të shkojë në dëgjesën e radhës, por te dera kujtohet:
“Ah, prit! Duhet edhe një foto”
Afrohen të gjithë pranë njëri-tjetrit. Familjarët mbajnë zinë, ndërsa Ai buzëqesh për iPhone! Shiko më pak
Burimi/Facebook


Leave a Reply