Kjo pamje nuk është thjesht një montazh. Është metafora e një Shqipërie që për dekada jetoi nën hijen e një sistemi që kërkonte të prodhonte jo qytetarë të lirë, por kuadro të bindur, klysh të uritur.
Në krye qëndron Shkolla e Lartë e Partisë “V.I. Lenin”. Poshtë saj, burgu, telat me gjemba, hetuesia, frika dhe njeriu i zhveshur nga dinjiteti. Dy pamje që propaganda komuniste do të donte t’i mbante gjithmonë të ndara. Por ato i përkisnin së njëjtës histori.
Njëra përgatiste kuadrin. Tjetra priste viktimën.
Shkolla e Partisë nuk ishte një universitet i zakonshëm. Ajo ishte një institucion politik i një shteti komunist ku Partia kontrollonte pushtetin, administratën dhe jetën publike. Aty ideologjia nuk ishte një mendim mes shumë mendimeve; ishte propoganda enveriste/djalzore që duhej pranuar.
Ndërkohë, shqiptari që mendonte ndryshe mund të etiketohej “armik”. Ai që kërkonte liri mund të përndiqej. Familje të tëra paguan me burgime, internime, humbje të pronës, të drejtës për arsimim dhe me dekada të tëra diskriminimi.
Prandaj është fyese që sot historia e atij sistemi të paraqitet me fotografi nostalgjike: “ditë provimesh”, studentë të veshur bukur, godina të pastra dhe “kuadro të përgatitur”.
Po provimin e viktimave kush e tregon?
Ku janë fotografitë e qelive?
Ku janë familjet e internuara?
Ku janë njerëzit që u plakën pas telave me gjemba?
Ku janë ata që humbën rininë vetëm sepse nuk pranuan të mendonin si Partia?
Makabriteti i sistemit nuk qëndronte vetëm te dhuna. Qëndronte te mekanizmi që e kthente bindjen në virtyt, heshtjen në mbijetesë dhe mendimin e lirë në rrezik.
Dhe këtu fillon tragjedia tjetër shqiptare: sistemi ra, por fytyra e tij nuk u zhduk aq lehtë.
Në vitin 1990 nuk u zgjua papritur një Shqipëri pa të kaluar. Strukturat, mentalitetet, karrierat dhe njerëzit e formuar për dekada nga shteti komunist nuk avulluan brenda një nate. Emrat politikë mund të ndryshonin, flamujt mund të ndërroheshin dhe fjalori mund të mbushej me “demokraci”, “pluralizëm” e “Europë”, por e kaluara mbeti aty dhe kërkonte përballje.
Nuk mjafton të ndërrosh emrin për të ndryshuar fytyrën.
PPSH-ja u shndërrua në Partinë Socialiste, por historia e një sistemi nuk pastrohet me një tabelë të re në derë. As individi nuk çlirohet automatikisht nga përgjegjësia morale e së kaluarës vetëm duke veshur kostumin e demokracisë.
Pikërisht për këtë arsye Shqipëria kishte nevojë për një ndarje të qartë morale me diktaturën: jo hakmarrje, por të vërtetë; jo trashëgim urrejtjeje, por përgjegjësi; jo fshirje biografish, por hapje të historisë.
Sepse kur një shoqëri nuk e dënon moralisht mekanizmin e shtypjes, rrezikon që mekanizmi të mbijetojë në forma të tjera.
Sot disa vazhdojnë të na tregojnë Shkollën e Partisë si histori suksesi. Le ta tregojnë. Por pranë fotografisë së shkollës duhet vendosur edhe fotografia e burgut. Pranë diplomës së kuadrit, dosja e të përndjekurit. Pranë ceremonive të Partisë, telat me gjemba të kampeve.
Vetëm atëherë fotografia bëhet histori.
Sepse Shqipëria komuniste kishte dy dyer: nga njëra hynin kuadrot e sistemit; nga tjetra hynin ata që sistemi shpallte armiq.
Të parët mësonin si t’i shërbenin Partisë.
Të dytët paguanin çmimin kur refuzonin t’i nënshtroheshin asaj.
Dhe kjo është arsyeja pse pamja është kaq e rëndë: ajo bashkon atë që propaganda për dekada u përpoq ta ndante — shkollën e pushtetit me qelinë e viktimës.
Sistemi mund të ketë ndryshuar emër.
Mund të ketë ndryshuar kostum.
Mund të ketë ndryshuar fjalorin.
Por pa u përballur me të kaluarën, fytyra e tij nuk ndryshon kurrë. Ai sistem edukoi qenër për të ngrën shqiotarët.
Burimi/Facebook


Leave a Reply