Po kaloj disa dite ne qytetin tim te lindjes,në Shkoder.
I hodha nje sy arkivit si dhe bibliotekes se vjeter sepse kishte vite qe nuk ishin prekur me dore.
Dhe aty gjeta nje leter te shkruar shume kohe me pare.
Me mbushi me mall,me kujtime e krenari kombetare.
Ne diten e madhe te pavaresise se Kosoves,une me shoqen time te ndjere isha atje ku duhej,se bashku me qindra mijra te tjere qe festonin shkeputjen e Kosoves nga kthetrat e pushtuesit sërb.
Dhe naten vone,ne shkruam me zemer ne dore nje leter te paharruar per femijet tane qe i kishim lene ne Tirane.
Keto pak rrjeshta,”i mbytur” në shume kujtime po i ndaj me ju…!
LETER E ESMERALDA DHE DASHAMIR URUÇIT DREJTUAR FEMIJEVE TE VET,NE DITEN E PAVARESISE SE KOSOVES…
Shume te dashur ENI dhe BESA…!
Pa medyshje ju themi se kemi patur fatin e madh e te rralle te perjetojme ne Prishtine,ngjarjen me te madhe ne historine e popullit tone ne kete shekull.
Ndonese temperatura shenonte minus 8 grade celsius,rruget e Prishtines jane plot me njerez.
Flamuj e parulla gjitheandej:URIME PAVARESIA,KOSOVA LINDI,NJE SHPRESE E RE LINDI,BAC U KRY(me foton e Adem Jasharit).
E gjithë rinia ishte ne rruge deri tani,lokalet plot,te gjithe urojne njeri tjetrin.
Tek Hotel Grandi nuk kishte vend te hidhje nje koker kumbull e jo më nje kokerr molle.
Afer pallatit te rinise(pas Grandit)eshte ngritur Obelisku i Pavaresise ku firmosnin te gjithe,kush deshironte.
Jemi takuar me shume miq nga Kosova dhe Shqiperia.
Do te takojme edhe te tjere neser,u kemi telefonuar.
E dashur BESA.!
Na ke krijuar emocione shume te veçanta me mesazhin tënd.
Ndodheshim tek Hotel VICTORY duke ndjekur seancen e Kuvendit te Kosoves kur erdhi mesazhi yt.
E ke shkruar me shumë ndjenje.Jemi emocionuar shumë,babi veçanarisht por edhe miqte qe ishin me ne,Prof.Nerimane Bajraktari dhe Rektori i Universitetit VICTORY e njekohesisht pronar i hotelit me te njejtin emer te cilet edhe folen me ty ne telefon.
Babi me tha qe po festonit ne Paris,ju lumte.
Po ti ENI a ke festuar ne Tiranë.?
Deri tani kemi shetitur e me pas qendruam tek Hotel Grandi me miq e me të tjere,te panjohur me parë.
Mbremjen e mbyllem me poetin AGIM VINCA me të shoqen.
Ndodhemi tek banesa e Prof.Nerimanes.
Jemi shumë mirë.
Tani po e mbylli e do te ju shkruajme perseri neser.FESTA VAZHDON…!
Naten e mire.
Ju duam shume e ju puthim fort.
MAMI E BABI,
Prishtine 17 Shkurt 2008.
Burimi/Facebook


Leave a Reply