Isha vetëm 10-11 vjeçare atëherë në atë kohë kur rrethi i Tropojës ose Malësia e Gjakovës zhurmohej nga lëvizjet e makinerive të mëdha që nuk i kishim parë ndonjëherë më parë.
Fshati i bukur Bujan edhe i asaj kohe dhe i gjithë kohrave zgjohej dhe ngrysej mes zhurmës së tyre , të atyre reportablave të mëdha , centuarave , tatrove , perlinave të cilat karakterizoheshin nëpërmes ngjyrave të theksuara gjë që ne fëmijëve na zgjonin kureshtjet se si ishin ndërtuar ai model i tillë.
Skavatorët e mëdhenj që kalonin për rreth shtëpisë tonë të bardhë e cila po ndërtohej nga duart dhe mundimi i babait tonë për të qenë shpesh herë dhe shumë herë edhe strehë e shumë e shumë ndërtuesve të atij hidrocentrali gjigant i cili quhej atëherë për kohën :
“ DRITA E PARTISË “
Fshati ynë u bë një “ kantjer” i fortë për ndërtimin e atij hidrocentrali, po ashtu edhe fshatrat që ishin për rreth tij , Gria , Raja , Molla e Kuqe , Geghyseni edhe pse ishte pak më lart duke mos harruar Dushajt e Poshtër dhe Dushajt e Epërm , Tplanin pak më tutje duke marrë me vete dhe zonat që u ndërtuan në Fierzën heroike si zona B e tjerë për të kaluar dhe më tej në fshatrat Rajë dhe fshatrat e Pukës të cilat disa prej tyre u zhvendosën nga përmbytjet e Liqenit të Madh që u krijua deri në Kukësin e vjetër i cili edhe sot gjendet i tëri nën ujë si “ rrënoja “ të kohës me një histori dhe rëndësi të jashtëzskonshme !
Duke mos u futur shumë në detajet e fshatrave të lëvizshme nga ky hidrocentral i fuqishëm i ndërtuar mbi kaskadën e Lumit Drin në afërsi të fshatit Fierzë i cili i bë shumë i njohur që nga viti 1971 kur filluan punimet e tij të para pranë bukurive të fshatit Fierzë i cili u njoh jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë por Ballkan e më tutje.
Teksa hidrocentrali ndërtohej edhe neve fëmijët rriteshim po nën zhurmën dhe pluhurin që sillnin lëvizjet e njëpasnjëshme të këtyre makinerive të pa numërta.
Më dukej atëherë dhe sot e kujtoj me shumë nostalgji atë kohë sikur dhe jeta jonë fëmijërore dhe “ vajzore” po ndryshonte.
Zhvillimi ynë ishte krejt ndryshe , neve ballafaqoheshim çdo ditë me ato makineri që kur afroheshin afër nesh na dukej sikur ishin “ avionë “ të mëdhenj dhe shoferët e tyre të ardhur nga anë e anës së Shqipërisë kur na shikonin duke mbushur ujë apo rrugës për në shkollë, buriat e tyre binin pa pushim dhe ne dukeshim si të “ përkëdhelurat” e kohës të atij fshati të bukur , ku jo të gjitha vajzat e fshatit kishin mundësinë tonë sepse shtëpiat e tyre ndodheshin më larg rrugës kryesore që lidhte qytetin dhe Fierzën duke kaluar nëpër guroret dhe argjilën që ata merrnin rreth lagjes tonë dhe besoj që askush nuk kishte fatin tonë të përshëndeteshim çdo ditë me atë klasë punëtore që punonin me turne pa shkëputje, natë dhe ditë.
Përveç privilegjit dhe ballafaqimit të përditshëm kishim edhe “ rreziqet” tona apo përplasjet e moshës.
Aty qëndronte frika e fëmijëve të vegjël që kishim në oborret tona se pa pritur mund të dilnin në rrugë përpara atyre makinerive të mëdha dhe të rrezikshme përpost vajzave që dilnim për punët e përditëshme.
Mes këtyre gjërave të bukura kishte dhe mentalitete apo paragjykime sepse shpesh herë na flisnin nga kabinat e tyre dhe ngadalësonin shpejtësinë duke lëshuar nga një fjalë apo batutë për tërheqjen e vëmendjes.
Bukuritë e vajzave dhe të djemve të Tropojës bashkoheshin me bukuritë e bjeshkëve , maleve e luginave , të lumenjëve dhe lëndinave të cilët mahniteshin duke thith ajrin dhe oksigjeni e atyre bukurive.
Ne ishim tre vajza ose tre motra në moshë adolishente që “ prezantoheshim “ pothuajse çdo ditë për disa vite rrjesht nga puna që kishin afër nesh pothuajse preknin edhe gardhiet e tona të oborrit dhe parcelave pavarësisht se ishin kooperativat bujqësore , por përveç prindërve kishim dhe shumë vëllezër që na mbronin nga ndonjë “ ngacmim” momenti apo fjalë që hidhnin si pa e kuptuar dhe njohur mentalitetin e kohës në fshat.
Ishte koha e viteve të para të vëllait të madh të burgosur politikisht dhe ishte dënuar 10 vite dhe sikur e ndjenim luftën e klasave edhe brenda tyre pavarësisht se familja jonë ishte e madhe.
Ato vite nga persekutimi e dërgojnë dhe babain tonë të punonte në ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës.
Ai punoj disa kohë në kantjer ndërtimi pastaj si magazinier meqë kishte shumë eksperiecë tregëtare që kishte punuar mbi 10 vite në dugajën e katundeve tona ( dyqan).
Ne rriteshim , hidrocentrali vazhdonte ndërtimin dhe neve apo mua më dukej “ sikur gjithë Shqipërinë “ e kisha aty sepse ishte një kantier shumë i madh që po ndërtohej dhe të ardhur nga gjithë Shqipëria dhe kalonin çdo ditë para oborrit tonë , para syve tanë përpost indiferencës që jepnin nga pikëpamjet idealiste e socialiste të kohës.
Vitet ecën bashkë me kohën.
Ne u rritëm nën zhurmën e punës së madhe ndërtuese të Hidrocentralit më të afërt për ne dhe më të madhin në Shqipëri.
Për shtatë vite me radhë deri në vitin 1978 ku përfundoj edhe së ndërtuari që filloj të vihet në funksion forca mahnitëse e tij , fshati ynë dhe fshtrat për rreth u bënë pjesë e rëndësishme e atij kantjeri që edhe sot që shkruaj si nostalgjinë e viteve të fëmijërisë dhe adolishencës kujtoj me shumë dashuri kujtimet e atyre viteve.
Më kujtohet shumë mirë kur u vu në punë prodhimi i turbinës së parë në vitin 1978-të kur në atë kohë unë isha nxënëse e shkollës së mesme dhe gjithë njëherësh duartrokitëm suksesin e parë të punimeve madhëdhtore të shtatë viteve aty në vendlindjen tonë.
Ndjeheshim krenar sepse kishim “ dritën tonë “ të lindur dhe të rritur në Fierzën tonë madhështore ku për herë të parë u ndërtua një digë e lartë me gurë e zhavorr të marrë edhe afër banesave tona për të arritur “ Bërthamën Deltinë “ 160 m të lartë ku u grumbullua rezevuari ( Liqeni i Fierzës ) me vëllimin 2,7 miliardë metra kub ujë.
Ky hidrocentral madhështor u ndërtua me paisje të ardhura nga Kina e asaj kohe dhe tërësisht nga inxhinier shqiptarë.
Ky hidrocentral përveçse mbulonte kërkesat vendore të Shqipërisë me energji elektrike , përdorej për furnizime edhe më tej kufijëve , në vendet fqinjë.
Ky hidrocentral është i parafundit gjigant i ndërtuar në sistemin komunist.
Hidrocentrali madhështor i Fierzës radhitet i dyti në Ballkan pas HEC-it të Danubit në Serbi.
Me kalimin e viteteve dhe punës së madhe që bëhej në këtë Hidrocentral me kaq kapacitet madhor, turbinës së parë ju shtuan dhe dy turbina të tjera po aq të fuqishme.
Pas vënies në punë të turbinës së parë në tetor të vitit 1978- të me ndihmën totale të shtetit kinez edhe pse në korrikun e po të këtij viti ( 1978) ishte konstatuar fundi i marrëdhënieve qeveritare midis qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe asaj komuniste të Kinës , puna vazhdonte intensivisht nga inxhinierët shqiptarë.
Pikërisht në Tetorin e vitit 1978 me rastin e 70-të vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës , ish- drejtori i veprave të mëdha energjitike shqiptare – inxhinieri famë madh NIKO NASKA , inaguroj për herë të parë prodhimin e energjisë së këtij Hidrocentrali.
Me aq sa kam mësuar mbi këtë ndërtim të jashtëzakonshëm të asaj kohe , jo më tepër se 3 vite prodhim energjie ju desh këtij Hidrocentrali për të mbuluar gjithë shpenzimet e ndërtimit kolosal të tij.
Ndërtimi i këtij Hidrocentrali ka pasur një numër të konsiliduar projektesh të paraqitura në bashkëpunim të disa inxhinierve të mirë pregaditur që arritën ta ndërtojnë gjigandin e dritës dhe u bënë shembulli më i mirë i kohës së veprave të mëdha si:
Nesti Lubonja
Pandi Çezmaxhiu
Emin Mysliu
Rrahman Hanku
Skender Kosturi
Spiro Papa
Gëzim Struga
Farudin Hoxha
Haxhi Billa
Petrit Radovicka
Egon Gjadri
Dhimitër Cico e shumë të tjerë të gjithë inxhinier të nivelit të lartë ndërtimor për të ndërtuar këtë vepër madhështore të kohës.
Pas ndërtimit të këtij gjiganti elektrik u dha projekti për të ndërtuar dhe një tjetër gjigand tjetër “ Hidrocentrali i Komanit “ po edhe ky i shtrirë mbi fasadën e Lumit Drin i cili u vu në punë në vitin 1986- të dy hidrocentralet më të mëdha të kohës së diktaturës së proletariatit .
Gjatë punimeve të këtyre dy veprave të mëdha energjitike patën nderin të punësohen shumë e shumë punëtorë të të gjitha shtresave dhe funksioneve duke dhënë kontributin e tyre madhor në ndërtimin e tyre dhe një ndër këta punëtorë dhe kontribues në të dyja këto vepra ishte edhe babai ynë që me mbarimin e këtyre hidrocentraleve u pensionua dhe në ndërrimin e sistemeve mori një tjetër mision të rëndësishëm po në shërbim të njerëzimit si “Misionar Pajtimi”!
Peng i viteve të fundit të regjimit komunist , i shkruar vetëm në letër ngeli projekti i një hidrocentrali po kaq madhor “ Hidrocentrali ( HEC-i i Banjës) që kurrë nuk pati një interesim për ngritjen e tij në bashkëngjitje të dy veprave madhore të vendit ! Çdo gjë kaloj në harresë totale për të qenë edhe sot pas 36 viteve pluralizëm mungesa e energjisë të ngelet funksionale dhe dimensionale për shumë zona të Shqipërisë.
Tani , eksplozivisht më vjen të bëj një pyetje që përgjigjen e saj e dimë të gjithë sepse “ çfarë shihet nuk mund të fshihet “ është mbas kësaj kronologjie për më tepër edhe një “ nostalgjie dhe përjetimi “ i imi që doja të shkruaja diçka mbi Hidrocentralin e Fierzës sepse më përket dhe mua një pjesë e mirë e tij që në fëmijërinë time me aq sa unë kam njohuri mbi fillimin dhe mbarimin e kësaj vepre kaq të madhe që edhe sot për 36 vite pluralizëm “ demokraci të rrënuar “ në mos përdorim elktriciteti në Shqipërinë tonë të dashur len për të dëshruar nga pa siguria dhe mos mbulimi i plotë i vendit por me shumë kufizime të pa nevojshme që elektriciteti është ndër lëndët e para për jetesën normale të njeriut.
“ Sa vepra të mëdha apo dhe të vogla “ janë ndërtuar për 36 vitet e fundit nën qeverisjen e të gjitha pushteteve ?
A meriton Shqipëria të “ vajtojë akoma mungesën e dritave , të ujit dhe të pa sigurisë njerzore “ nën sigmën e korrupsionit të njëjtë pa dallim pushteti ?
A meriton Shqipëria që mos të ketë industrinë dhe zhvillimin e saj të paktën sa në kohën e diktaturës 50-të vjeçare dhe bijtë e bijat e saj të punësohen për ecjen e Shqipërisë përpara dhe jo në regresionin politik dhe qeveritar të saj…… e tjerë e tjerë !
Këtyre pyetjeve përgjigjen ua dimë të gjithë dhe asnjë nuk reagon.
Kjo ishte një dëshirë e imja për të përfshirë veten njëkohësisht dhe “ testuar” sa do pak në kujtesën time e mbi të gjitha për disa gjëra që duhet krahasuar dhe me vitet në vijim !
Një shtet pa asnjë vepër madhore , industriale , ushtarake , infrastrukturale , universitare , shëndetësore e spitalore ( që akoma blihet vdekja me pare ) , gjygjësore e tjerë e tjerë nuk mund të quhet shtet nga asnjë lloj pushteti që kemi kaluar……
20 gusht 2026 londër


Burimi/Facebook


Leave a Reply