Kjo fotografi e Izbicës, e shkrepur nga Dayna Smith më 1998 dhe e nderuar me World Press Photo, qarkullon prej 27 vitesh me një pasaktësi trashanike në përshkrim.
Gabim i cili riciklohet mekanikisht nga një njeri që vetëshpallet “hulumtues” dhe moralizues i kujtesës kolektive, siç bën rëndimin snobist Shkëlzen Gashi.
Prapë, na Shkëlzeni na nderon me një ilustrim perfekt i sipërfaqësisë -dhe si rrjedhoj rrezikshmërisë – me të cilën e trajton historinë tonë.
Për hir të së vërtetës që një copy-paste dembel nuk e kap dot, ja faktet:
Gruaja në plan të parë, ajo së cilës po i jepet ujë, nuk është Ajmane Aliu por Fitnete Spahija Aliu.
Atë ditë, Fitnetja po varroste kunatin, dëshmorin Ilmi Aliu, teksa mbante të freskët edhe dhimbjen e babait të saj, të vrarë më herët gjatë luftës.
Gruaja me shami pas saj është Ajmane Aliu. E mbetur e ve prej pak orësh, me gjashtë fëmijë, Ajmania po gjente forcën mbinjerëzore për të mbajtur në këmbë Fitneten.
Një fotoreportereje të huaj në nëntorin e vitit 1998, mes plumbave, baltës dhe tmerrit të luftës, i falej ngatërrimi i emrave (të huaj për të) deri diku.
Por një “studiuesi” vendas në Prishtinë, që merr poza eksperti mbi “drejtësinë tranzicionale” dhe pretendon të na mësojë faktet, nuk i falet që pas gati tre dekadash të mos marrë mundimin më minimal: të verifikojë identitetin e grave mbi dhimbjen e të cilave ngre narrativat e tij.
Po çfarë t’i bëjmë atij që s’la gjë pa dhunuar të kujtesës kolektive, deri, në rastin e fundit, librin mbi masakrave në Kosovë në të cilin krijonte paralelizma mbi gjenocidin shqiptar dhe masakrat e pas luftës, deri në atë ekspozitën famëkeqe, përplotë gabime, mbi burgun e Dubravës.
Të shkruash statuse për datat e shënuara duke u mjaftuar me legjendat e gatshme të arkivave të huaja nuk është hulumtim o Shkëlzen. Është dembelizëm intelektual i veshur me arrogancë akademike i një “qytetari” që ka qejf me fol gjysmë anglisht mu dukë “ma modern”.
Ato kanë emra: Fitnete Spahija Aliu dhe Ajmane Aliu. Ilmi Aliu. Izbicë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply