Pagëzimi i paralajmëruar të mbahej në fshatin Zagor të Vushtrrisë nuk është zhvilluar në këtë fshat. Ceremonia është zhvendosur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku sot janë publikuar pamje nga mesha dhe ceremonia fetare.
Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike të dhëna të qarta se kush janë personat e pagëzuar, sa persona janë pagëzuar gjithsej dhe nga cilat vendbanime vijnë ata.
Kjo ka ngritur pikëpyetje të shumta, veçanërisht pasi ceremonia ishte paraqitur në ndërlidhje me vendosjen e gurthemelit të kishës së paralajmëruar në Zagor. Në këtë fshat nuk rezulton të ketë komunitet të deklaruar katolik që do ta arsyetonte organizimin e një ceremonie të tillë në emër të banorëve vendas.
A ishin personat e pagëzuar banorë të Vushtrrisë apo ishin sjellë nga komuna dhe vende të tjera? Sa persona u pagëzuan dhe cili është identiteti i tyre? Përse këto të dhëna nuk janë bërë publike nga organizatorët?
Këto janë pyetje të cilave Ipeshkvia e Kosovës dhe organizatorët e aktivitetit duhet t’u japin përgjigje të qarta, në mënyrë që opinioni publik të informohet drejt dhe të mos krijohen paqartësi rreth qëllimit dhe përmasave reale të kësaj ceremonie.
Deri në publikimin e informatave zyrtare, mbetet e paqartë nëse të pagëzuarit kishin ndonjë lidhje me fshatin Zagor apo nëse kjo ceremoni është përdorur për t’i dhënë mbështetje publike nismës për ndërtimin e objektit fetar në këtë lokalitet.

Burimi/Facebook/Zëri i Vushtrrisë


Leave a Reply