Protesta nuk ka nevojë për “kryetar”, por për drejtësi!
Prej 13 vitesh, çdo lëvizje popullore apo protestë qytetare përballet me të njëjtat sulme sistematike dhe të mirëmenduara nga zërat që i shërbejnë pushtetit. Kreshnik Spahiu, i njohur tashmë si një mbështetës i vendosur i pushtetit dhe i keqqeverisjes, rikthehet me teorinë e radhës: kërkimin e “liderit të protestës”.
Ky është koncept i politikës së vjetër dhe synon vetëm zbehjen e shkakut real pse njerëzit dalin në shesh.
Përpjekja për t’i vënë një emër të përveçëm apo një kryetar kësaj proteste është kurth për ta futur atë në kornizat e vjetra politike dhe kryesorja për ta blerë liderin e saj(sic edhe bëjnë zakonisht).
Gjenialiteti i kësaj protestë qëndron pikërisht tek organizimi pa lider apo parti, kjo e bën popullore.
Protesta është qytetare, ku konvergojnë shqiptarë me pikëpamje të ndryshme politike e sociale, të cilët i bashkon një qëllim i vetëm: përfundimi i mandatit të një qeverie që po shpopullon vendin, po grabit trojet dhe po vjedh financat e shqiptarëve.
Gjithë “kreshnikët” e pushtetit janë në siklet që kjo lëvizje nuk ka dhe nuk mund të ketë një lider unik, sepse forca e saj qëndron pikërisht te bashkimi popullor, dhe ata nuk mund ta blejnë dot!
Ajo është dhe do të mbetet një front i përbashkët qytetar për një Shqipëri të re, pa korrupsion dhe me politikanë që japin llogari para drejtësisë!
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply