Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar, Ju uroj nji javë të mbarë e nji ditë të bardh”! Mosmirënjohja kryeves e snuk ka emen, Mirënjohje detyrim e obligim hyjnor te shqiptarët”! Memi Gashi
Fort i nderuar e i dashtun, Luigj Shkodrani, mik e koleg i ndriçem, faleminderit nga zemra për intervistën e djeshme në Radio Kopenhagë dhe, mbi të gjitha, për fjalët e tua të sinqerta e të mjalta. Më emocionuan shumë, sepse vijnë nga nji gazetar profesionist, i cili ka zhvilluar me qindra biseda dhe di të dallojë vlerën e nji dialogu të vërtetë.
Për mua intervista jonë nuk ishte thjesht nji bisedë mediatike, por nji mundësi për të përcjellë me dinjitet Imazhin Shqiptar, vlerat tona kombëtare, kulturën, Diplomacinë Publike e Diplomacinë Transkulturore dhe atë që ne shqiptarët mund t’i japim botës.
Fjalët e tua se “Shqiptaria ka nevojë për ju” i marr si nji përgjegjësi për të vazhduar me përkushtim deri në frymen time të fundit si ushtar i atdheut. Të gjithë kemi nji detyrim ndaj Shqipnisë, Kosovës-Dardanisë Antike dhe kombit tonë: të punojmë me përkushtim, dije dhe integritet për nji të ardhme ma të mirë e të prospert.
Të falënderoj për profesionalizmin, respektin dhe njerëzillëkun që tregove gjatë intervistës. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde, dhe të dhëntë gjithmonë forcë e sukses në misionin tënd si gazetar e shqiptar i Madh e veprimtar i pashoq në vite e dekada.
Zoti e bekoftë Radioprojekti Kopenhagë! Zoti e bekoftë Imazhin Shqiptar & Identitetin Kombëtar në Botë!
Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar dhe shqiptarët kudo jetojnë e punojnë në planet!
Përkushtimisht me mirënjohje dhe vllaznisht,
Prof. Dr. Astrit Memia
Kryetar – Imazhi Shqiptar në Botë!
“Kombi Shqiptar, Imazhi Im!”
Burimi/Facebook


Leave a Reply