Më 17 gusht 1964, në brugun e Prishtinës, u shua nën t0rtura mësuesi dhe atdhetari Fazli Graiçevci, një nga veprimtarët e çështjes kombëtare shqiptare.
I lindur në Sankoc të Drenicës, ai ia kushtoi jetën arsimit dhe idealit kombëtar. Ishte pjesë e veprimtarisë së fshehtë atdhetare dhe bashkëpunoi me figura të njohura të kohës, mes tyre Adem Demaçin.
Përpjekjet e UDB-së për ta fshehur atë që kishte ndodhur nuk arritën ta zbehnin kujtimin e tij. Përkundrazi, Fazli Graiçevci u kthye në simbol të qëndresës dhe frymëzim për brezat që vazhduan rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Burimi/Facebook/Njekomb.com


Leave a Reply