Këto ditë u takova me Blendon Gergurin, një djalë i lindur në Llukavc i Begut- Istog dhe tani për shumë kohë me jetë e punë në Gjermani. Blendonin e njoha si djalë me shumë përkushtim dhe me kontribute të mëdha për Kosovën por edhe për Çamërinë. Ndërsa unë ngadalë po e tërhiqja edhe kah një çështje ende e pazgjidhur, kah trojet e të parëve tanë në Sanxhakun e Nishit, për t’i kthyer pronat e tokat tona të okupuara nga Serbia me pajtimin edhe të Perandorisë Osmane, pas gjenocidit të parë të madh të Serbisë kundër shqiptarëve më 1877/78.
Blendoni, tanimë ka përparuar shumë në Gjermani. Si një patriot djathtist e kombëtar, i rreshtuar me CDU- n, është zgjedhë asambleist i CDU- s për rajonin Herford, ndërsa është Kryetar i CDU për këtë rajon i ngarkuar për anëtarësinë në këtë degë lokale të CDU.
Blendoni po punon e do të punojë shumë për qytetarët e këtij rajoni gjerman por edhe si një ambasador i shkëlqyer i Kosovës- Dardanisë tonë, për të ngritë lartë e më lartë emrin dhe interesat e shqiptarëve!
Urime e suksese të pa ndalshme Blendon Gerguri!


Burimi/Facebook


Leave a Reply