Opinion:
➡️Që nga viti 2014 e deri së fundi, gjithnjë ka patur komisione bipartizane për reformën territoriale e elektorale. Edhe më para 2013-ës ka patur komisione të tilla dhe që ka patur vërtetë konsensuse. Ka patur edhe zgjidhje të gabuara, por respektohej opozita.
➡️Pas 2013-ës, asnjë herë të vetme komisioni bipartizan, edhe pse është ngritur në emër të konsensusit politik nuk ka prodhuar produkt të përbashkët. Ose ka prodhuar një gjysëm produkt, dmth çfarë ka dashur të lëshojë mazhoranca, ose çfar i ka interesuar Ramës.
➡️Të gjitha herët këto reforma janë miratuar sipas vullnetit të Edi Ramës. Nga ana tjetër, Partia Demokratike i ka shoqëruar me protesta në sallën e parlamentit e në sheshe, por që s’kanë dhënë asnjë rezultat.
➡️Para 3 ditësh, përsëri e ndau Shqipërinë si të ishte prona e vet në emër të reformës territoriale bipartizane. Shkriu bashki dhe i bashkoi me bashki të tjera pa pyetur askënd, opozitën as që bëhet fjalë, por as popullin si detyrim kushtetues.
➡️Kështu do të ndodhi edhe me Reformën Elektorale, s’ka diskutim.
Atëhere, përse PD të marrë pjesë në një komision që nuk pyetet? Për ti dhënë natyrë gjithpërfshirëse maskaradës elektorale të Ramës?
➡️Nuk se jam tu thënë noj gjë të re se, e vetmja zgjidhje janë protestat. Ajo që dua të them “të re” është, ose protesta të njimendta, ose “me e fik n’dyshezë”. Protesta për protesta përpos se nuk ndryshojnë asgjë, sjellin mosbesim, tkurrin PD-në dhe vrasin shpresën.
➡️Rama duke shkatrruar e ngrënë çdo ditë nga një cop Shqipëri, e ne, ose “bëje Zot andërr”, ose flasim pa vepruar?!!! Atëhere, problemi nuk është më antikombëtari Rama. Problemi jemi ne që s’kemi forcë me i dal zot vetes, demokracisë e Shqipërisë.
➡️Ndaj sot, pa asnjë vonesë, pa shpresuar në ëndrrën se Rama do të dorëhiqet ndonjëherë, apo se drejtësia do merret me të, ta kthejmë “Foltoren e Ripërtritjes” e cila bash një të mirë nuk e sjellë përpos se xhirojmë në vend, në takime pune me strukturat për të organizuar dhe nisur protestat masive deri në mosbindje civile, si e vetmja mënyrë për të çliruar demokracinë nga narkoshteti dhe për të krijuar mundësinë që një herë të vetme të mund të lexojmë vullnetin e lirë të shqiptarve.
➡️Në këtë mënyrë si po zhvillohen ngjarjet, si po ecën protesta qytetare tash 133 dit, se si është përjashtuar opozita nga të drejtat kushtetuese në parlament, se si e ka përdor opozitën deri tani në çdo “nismë” të përbashkët, Rama nuk bie, madje forcohet. Sepse pamundësinë tonë për ta penguar në marrëzinë e tij antishqiptare e shet si funksionim të demokracisë.
➡️Edhe Foltorja e Ripërtëritjes duket pa asnjë rezultat. Thjeshtë fsheh paaftësinë e funksionimit të strukturave nga seksionet në qendër. Besoj ky ka qënë shqetësimi i Dr. Berishës që e ka ndërmarrë. Të gjithë e dimë se, një pjesë e mirë e “të zgjedhurve” në kryesitë e degëve, jo që nuk ja thonë fare punës së partisë, por as e dinë se pse janë aty.
➡️Kjo foltore duhej të ishte vetëm brenda strukturave, takime të mbyllura pune në degët e PD-së, ku të trajtoheshin probleme të funksionimit të partisë. Psh: si të organizohet puna e sekretariateve, departamenteve etj.
➡️Ka organizime të sekretariateve në qendër, poashtu edhe në degët e PD-së, por vërtetë asnjë punë nuk duket se bëjnë. Ose nuk dinë si të veprojnë ose nuk duan. Nuk kanë një listë burimesh njerzore, nuk bëjnë takime sipas fushave. Thjeshtë përpiqen të marrin pjesë në mbledhjet e degëve kur i thërrasin, por asgjë ma tepër. Askush nuk din të raportojë, ose nuk ka se çfar të raportojë, se nuk bën kush punë. Thjeshtë nuk marrin përgjegjësi. Duket se janë aty për të përfituar nesër, ose si rezultat i konjukturave.
Unë mendoj se kjo situatë e ka prodhuar “Foltoren e Ripërtëritjes”.
➡️Por, mënyra mitingore, siq po ndodh, e pengon ripërtëritjen. Një parti ripërtrihet duke i funksionuar strukturat. Vetëm atëhere njerzit besojnë në seriozitetin e saj. Me propagandën se sa i poshtër është Rama, kur s’ka shqiptarë, as shqiptar socialist që nuk i dinë, e i vuajnë bëmat e kësaj qeverie, nuk vjen ndryshimi.
➡️Nuk është politikë e mirë tu thuash qytetarëve ditpërditë çfar ka ndodhur. Politikë për qytetarët është si të organizohemi të shpëtojmë, si ta mundim të keqen, si ta ndryshojmë gjendjen.
➡️”Kush rroi duke shpresuar, vdiq i dëshpëruar”. Prandaj, duhet punë, aksion, guxim dhe mendje e ndarë, se as ka zgjedhje të lira, as ka demokraci, nëse nuk largohet Rama. Me vota s’largohet se i vjedh, me forcë s’është ndarë mendja. Si atëhere?
➡️Ta ndajmë mendjen pra.
Të mos e lëmë sheshin e burrave në dorë të kaosit, në dorë të protestave pa krye, të cilat më shumë e kanë hallin me PD-në se me Ramën.
➡️PD ripërtërihet vetëm në protesta për rrëzimin e Ramës, në asnjë mënyrë tjetër. Aty të tregojmë se jemi ripërtërirë, duke themeluar shtabe protestash në çdo bashki, duke kordinuar me qytetarët për organizimin dhe drejtimin e tyre.
➡️Përse e them këtë?
Sepse, propaganda më e rrezikshme që po e dëmton rëndë PD-në tek populli opozitar, është propaganda e Ramës me gojën e disa protestuesve “këta janë bashkë”. Kjo propagandë anti PD ngjet vetëm nëse ne nuk veprojmë, nuk i dalim për zot situatës, nuk përballemi.
📌Koha për punë, jo për fjalë.
Ndre Molla
11.10.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply