Nënkryetari i Bashkisë, z. Sytki Ndreca, Malesi e Malle..
flet për zjarret që po ndizen me qëllim. Është e drejtë të hetohet çdo rast i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, por nuk mund të mbyllet diskutimi vetëm me këtë deklaratë.
Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë zjarre: pakujdesia, mbetjet, plastika dhe materiale të tjera që, në temperatura të larta, mund të krijojnë rrezik.
Por një të vërtetë dhe një fakt të rëndësishëm nuk e përmendi: punonjësit e shërbimit zjarrfikës punojnë në kushte të vështira, shpesh pa pajisjet e nevojshme mbrojtëse, ndërsa përballen me mjete dhe makineri të vjetra e të amortizuara. Këta njerëz rrezikojnë jetën për të mbrojtur pronën dhe jetën e qytetarëve.
Asht kollaj aty prej karriges me recitu romane propagandistike, por duhet me dalë në terren e me pa realitetin.
Partia Kombëtare Konservatore Albania e denoncon me forcë propagandën që hidhet si tymnajë mbi malsorët, ndërkohë që problemet reale të shërbimeve dhe kushtet e punës së zjarrfikësve mbeten pa zgjidhje.
Malsorët nuk kanë nevojë për fjalë boshe, por për përgjegjësi, shërbime dhe siguri!

Burimi/Partia Konservatorealbania Malsia e madhe


Leave a Reply