Pastaj, për të justifikuar mungesën e reagimit, Rama thotë se qëndrimi ndaj Ukrainës nuk mund të jetë monedhë shkëmbimi nderesh.
Tani le t’i marrim me rradhë. E para, kushdo që mohon pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë kurrë mik i dashur as i Shqipërisë, e as i shqiptarëve, por vetëm mik personal i Edi Ramës, i cili qartazi zgjedh miqtë e tij përpara interesit kombëtar.
E dyta, marrëdhëniet ndërmjet shteteve bazohen në parimin e reciprocitetit, të sanksionuar në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike (1961). Sipas këtij parimi, një shtet ofron ose kufizon trajtimin ndaj një shteti tjetër duke marrë parasysh trajtimin që merr vetë prej tij.
E sjellë në rastin konkret, parimi i reciprocitetit kërkon që kur Zelensky shprehet se Ukraina nuk do të njohë kurrë Kosovën, atëherë Shqipëria dhe Kosova duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj këtij shteti, duke i kushtëzuar marrëdhëniet pikërisht me njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë.
Shqipëria nuk duhet të mbështesë një shtet apo lidershipin e tij, që deklarohet haptazi kundër interesave të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe vetëvendosje. Diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të flasin me një zë kur është në diskutim 17 shkurti 2008.
Në të kundërt, diplomacia shqiptare në vend që të mbrojë dhe t’i shërbejë shqiptarëve brenda dhe përtej kufijve, i shërben vetëm miqësive personale të kryeministrit. Edi Rama mund të vazhdojë ta mbajë mikun e tij Zelensky, por shqiptarët do të qëndrojnë gjithmonë me Kosovën përpara kujtdo “miku tjetër”.
Burimi/Facebook


Leave a Reply