Në Bashkinë Kurbin, ndërsa dy këshilltarë janë kthyer në opozitarë të fortë janë në terren, përballë problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, duket se një pjesë e atyre që pretendojnë të jenë pretendentë për të ardhmen e bashkisë nga radhët e opozitës, kanë zgjedhur një strategji më komode, gjumë letargjik!
Por ka edhe një fenomen të bukur ata që nuk kanë as aftësinë, as mbështetjen dhe as shansin real për ta fituar garën, por megjithatë e shohin veten si kandidatët e ardhshëm.
Ndoshta këtu nuk kemi më thjesht gjumë letargjik, por ëndrra me sy hapur!
Sepse opozita nuk bëhet duke pritur një karrige, duke bërë llogari personale apo duke mbush Tiranën me kandidatin e vetëm meqë ska tjetër.
Opozita bëhet në terren, aty ku është qytetari, aty ku është problemi dhe aty ku duhet ngritur zëri, dhe opozitarin e bén i afti, profesionisti, opozitari koherent, vlera intelektuale.
Respekt për ata që janë në terren dhe po bëjnë detyrën e tyre. Të tjerët? Të shpresojm të zgjohen nga gjumi dhe disa të tjerë duhet të zgjohen nga ëndrrat! 😏
Sepse zgjedhjet nuk fitohen as në gjumë, as në ëndrra.
Fitohen me punë, me njerëz dhe me besim!



Burimi/Facebook


Leave a Reply