Kur humbësi kërkon ta barazojë rezultatin me fituesin, nuk kemi marrëveshje demokratike, por përpjekje për ta zhvlerësuar vullnetin e qytetarëve.
LDK po kërkon një marrëveshje të plotë dhe të ashtuquajtur “të balancuar”. Kjo, në logjikën e saj, i bie sikur unë t’i kem 10 dele, ndërsa ti 100 dele, t’i përziejmë të gjitha dhe pastaj t’i ndajmë përgjysmë, kjo na qenka “balancë”sipas LDK-s. Një logjikë absurde, që nuk ka asnjë lidhje me demokracinë dhe respektimin e votës.
Nëse Albin Kurti do të pranonte të zhvlerësohej vullneti i 51% të votuesve, atëherë do ta humbiste besimin e atyre qytetarëve që ia dhanë votën. Në demokraci, rezultati i zgjedhjeve nuk negociohet për ta kënaqur humbësin. Opozita mund të marrë vetëm aq pushtet sa ia ka dhënë qytetari me votë, jo më shumë.
Para disa ditësh kam shkruar se Lumir Abdixhiku nuk e ka hallin nëse krijohen apo jo institucionet. Halli i tij është të mbetet kryetar i LDK-së.
Në kuvendin e fundit të partisë, ai u përball me kundërshtimin e një pjese të konsiderueshme të delegatëve. Pikërisht për këtë arsye ai shkon në takime me Kurtin: jo për ta zgjidhur krizën institucionale, por për të forcuar pozitën e tij përballë kundërshtarëve të brendshëm që kërkuan largimin e ti nga partia.
Nga ana tjetër, Abdixhiku po përpiqet me çdo kusht ta mbajë pranë vetes Vjosa Osmanin. Sipas bindjes sime, rikthimi i Rrushes në LDK nuk do ta forconte partinë. Përkundrazi, në zgjedhjet e fundit qytetarët nuk ia dhanë mbështetjen që pritej, ndërsa LDK doli edhe më e dobësuar politikisht.
Qytetarët e Kosovës nuk presin pazare politike që relativizojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ata presin respektimin e votës së tyre dhe funksionimin e institucioneve mbi bazën e legjitimitetit demokratik, e jo mbi marrëveshje që, sipas kritikëve, e zbehin peshën e votës së shumicës.
Në demokraci nuk vendosin pazaret politike, por kutia e votimit.!
Burimi/Facebook


Leave a Reply