Zemrat tona janë të mbushura me dhimbje, ndërsa i japim lamtumirën një gruaje zonje te bukur, aktiviste e madhe si Lisa Milicaj. U tronditem shume me Qemalin kur degjuam kete lajm te kobshem te largimit te parakohshem nga kjo jete. Lisen dhe Harrin I takonim gjithmone ne aktivitete te ndryshme dhe I kishim ne fokusin e TV “Alba Life”. Me largimin e saj nga kjo jetë, komuniteti shqiptaro-amerikan humbi një zë të fuqishëm, një aktiviste të palodhur dhe një njeri me zemër të madhe, që gjithë jetën e saj ia kushtoi shërbimit ndaj të tjerëve.
Lisa ishte simbol i fisnikërisë, urtësisë dhe përkushtimit. Me punën dhe angazhimin e saj të pandërprerë, ajo u bë një figurë e respektuar në New York, duke kontribuar në forcimin e komunitetit shqiptar dhe duke mbrojtur me krenari vlerat tona kombëtare.
Krah për krah me bashkëshortin e saj, Harry Bajraktarin, të nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, ajo ndërtoi një jetë të mbështetur mbi dashurinë për familjen, kombin dhe shërbimin ndaj komunitetit. Së bashku, ata u bënë një shembull frymëzues i bujarisë, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj çështjes shqiptare.
Sot ndahemi nga Lisa vetëm fizikisht, sepse kujtimi i saj, mirësia e saj dhe vepra që la pas do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e atyre që e njohën dhe e deshën. Trashëgimia e saj do të vazhdojë të frymëzojë brezat që vijnë.
Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për Harry Bajraktarin, për gjithë familjen Milicaj dhe Bajraktari, të afërmit dhe miqtë. Ndajmë dhimbjen nga Tirana jone ku ndodhemi per vizite dhe lutemi që Zoti t’u japë forcë e ngushëllim.
Kurajo Harry Bajraktari!
U prehsh në paqen e përjetshme, Lisa Milicaj. Emri, dinjiteti dhe vepra jote do të mbeten përherë pjesë e historisë se TV “Alba Life” dhe e komunitetit tonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt!



Burimi/Facebook


Leave a Reply