🕯️ Lamtumirë, Enrik Mehmeti… Lamtumirë, Kosta Trebicka! 🖤
Lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti më tronditi thellë.
E kam njohur për herë të parë në vitin 2010, kur, së bashku me gazetarin Artan Hoxha, i besova mbulimin dhe regjistrimin e një prej veprimtarive më të rëndësishme të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, pikërisht në Potam të Himarës.
Ishte një aktivitet me rëndësi të veçantë kombëtare dhe zgjedhja ime nuk ishte rastësore. E vlerësoja për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin e tij ndaj gazetarisë.
Sot, ikja e tij e parakohshme më rikthen në kujtesë humbjen e Kosta Trebickës. Për mua, të dyja këto ngjarje mbeten plagë që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë lënë pas dhimbje të thellë, por edhe dilema të mëdha… ❓
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të Enrik Mehmetit.
🕯️ U prehtë në paqe!
Burimi/Facebook/newsalbania.al


Leave a Reply