Tre shtetas nga Kosova rezultojnë të zhdukur pasi u nisën nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës dhe prej disa orësh nuk kanë dhënë asnjë shenjë.
Bëhet fjalë për Ejup Ternavën, bashkëshorten e tij Fatmire Shabani dhe motrën Cennet Ternava, të cilët janë parë për herë të fundit të shtunën, rreth orës 22:00, në Shkup.
Ata udhëtonin me një automjet Mercedes GLC, ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025. Familjarët thonë se telefonat e tyre nuk janë të arritshëm dhe se nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Zhdukja është raportuar në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas familjes, kërkimet kanë nisur edhe nga ajri me dronë, ndërsa për rastin është informuar Ambasada Gjermane.
Kushdo që ka parë tre personat ose automjetin me të cilin udhëtonin, kërkohet të njoftojë menjëherë Policinë.
Burimi/Facebook/Vatani News


Leave a Reply