Dje i kam dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me kërkesën që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë mbështetjen e tyre për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ⚖️
Këtë letër e dërgova pas nismës së Sekretarit Rubio për të kundërshtuar gjykatat ndërkombëtare që tejkalojnë mandatin e tyre, bëhen të papërgjegjshme, të politizuara dhe burokratike, duke cenuar sovranitetin, besimin publik dhe të vërtetën historike.
Përvoja e Kosovës me Gjykatën Speciale duhet të përfshihet në këtë nismë. Drejtësia kurrë nuk duhet të jetë selektive, politike apo mekanizëm për ta rishkruar historinë.
Zoti e bekoftë Amerikën. Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar


Burimi/Facebook


Leave a Reply