Me sebepin “epo është populli në shesh dhe i takon atij mikrofoni”, mjeshtrat kanë krijuar zhvleftësim të fjalës.
Që nga mungesa e ilaçeve në spital te çmimet, nga Fishta te Vaso Pasha, orë të tëra fjalësh janë derdhur lumë, vetëm e vetëm për të shmangur thelbin.
Cili është thelbi?
Edhe Rama me Ballën e kanë kuptuar. Edhe ata thonë “u harruan flamingot”, ndërsa ” mikrofoni” “ende nuk e ka kuptuar”.
Çfarë duhej? ( edhe pse është vonë: Çfarë duhet? )
Artikulim i qartë se Rama dhe Berisha janë ortakë, bashkëfajtorë të vrasjes së lirive dhe demokracisë, shkatërrimin e tregut të lirë në favor të monopoleve, korrupsioni absolut të sistemit, ngritjen në nivel pushteti të krimit të organizuar, shpopullimit të vendit dhe copëtimin dhe shitjen tek të huajt të territorit të vendit.
Artikulim i qartë i përcaktimit të elitës së sotme politike si e keqja e vendit dhe domosdoshmërinë për dëbimin e saj dhe mbylljen e tranzicionit.
Artikulimin e ideve për ndryshim dhe politikë të re.
Tjetër sofizëm kriminal i “migrafonit” ka qenë edhe “kujdesi se mos na marrin protestën”, ” ruajtja nga protogonizmi” etj. Për këtë arsye kanë preferuar çdo lloj logoreje në shkallën dyshe të aluminit, përveç artikulimit të ideve, duke tentuar në mënyrën më qesharake por edhe kriminale, ta marrin ata. Ose më saktë, ta lenë pa kokë, ama ata të jenë qafa…
Misioni?
Me lodhjen e protestës dhe katandisjen si foltoret e së hënës së Berishajve , vjen përnjimend Doktori dhe merr stafetën….dhe vendoset koka mbi atë qafë!
Popull!
As tanket nuk e shtypin dot këtë protestë, jo më morrat e Trojës! Ne kemi dalë prej thirrjes së brendëshme dhe ajo nuk shuhet deri në rikthimin e demokracisë, vendosjen e ekonomisë së tregut të lirë dhe shtetit të së drejtës!
Durim dhe guxim!
Burimi/Facebook


Leave a Reply