Dr. Adil Mustafa
Tiranë, 01.07.2026
Sa kohe do të vazhdojnë shqiptarët të heshtin për historinë e tyre?
Maqedonia nuk është një emër që lindi në shekullin XX. Është një hapësirë me histori mijëravjeçare, ku kanë jetuar popujt e lashtë të Ballkanit. Shumë studiues pranojnë se fiset ilire kanë qenë pjesë e rëndësishme e kësaj treve dhe se shqiptarët përfaqësojnë një nga popujt autoktonë të rajonit.
Shqiptarët nuk janë ardhacakë në Maqedoni. Ata janë pjesë e historisë së saj, e kulturës së saj dhe e zhvillimit të saj ndër shekuj. Kjo e vërtetë nuk mund të mohohet nga asnjë vendim politik dhe as nga asnjë propagandë.
Për dekada me radhë, shqiptarët janë përballur me përpjekje për mohimin e identitetit, të gjuhës, të kulturës dhe të trashëgimisë së tyre historike. Megjithatë, rrënjët nuk zhduken. Historia nuk fshihet. E vërteta nuk varroset.
Prandaj është koha që çdo shqiptar të flasë me dinjitet dhe pa frikë:
Ne jemi popull autokton në këto troje. Gjuha, kultura dhe historia jonë janë pjesë e pandashme e Maqedonisë.
Nuk kërkojmë historinë e askujt tjetër. Kërkojmë vetëm që historia jonë të mos tjetërsohet dhe identiteti ynë të mos mohohet.
Le të bashkohemi rreth së vërtetës, të mbrojmë trashëgiminë tonë dhe t’ua lëmë brezave një ndërgjegje të pastër kombëtare.
Historia nuk shkruhet nga propaganda. Historia mbijeton me të vërtetën.
Ku kanë qenë partitë politike shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve?
Për shumë kohë, ato kanë pranuar të jenë pjesë e çdo qeverie, duke e paraqitur këtë si sukses politik, ndërsa shumë shqiptarë vazhdojnë të ndihen të nënpërfaqësuar dhe të zhgënjyer. Ka ardhur koha për vetëdijesim.
Boll më me rolin e patericës së qeverive! Mandati i partive shqiptare nuk është të ruajnë karriget e pushtetit, por të mbrojnë të drejtat kombëtare, gjuhën, identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Nëse nuk mund të realizojnë kërkesat themelore të shqiptarëve, atëherë duhet të kenë guximin të mos bëhen pjesë e pushtetit vetëm për poste. Interesi kombëtar duhet të jetë gjithmonë mbi interesin partiak.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për parti që mbajnë në këmbë qeveritë. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësues që mbajnë në këmbë dinjitetin kombëtar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply