
Albana Bucaliu, një vajzë e re nga Kosova, ka përfunduar me sukses studimet master në Barcelonë.
Ajo ishte fituese e bursës prestigjioze të Bashkimit Evropian, Young Cell Scheme, të cilën e fitoi vitin e kaluar.
Falë kësaj burse, Albana ndoqi programin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Institutin e Barcelonës për Studime Ndërkombëtare. Në ceremoninë e diplomimit, ajo mbajti me krenari në gjoks flamurin kuqezi dhe flamurin shtetëror të Kosovës.
Arritja e saj konsiderohet një shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë që synojnë studime dhe zhvillim profesional ndërkombëtar.
Pas përfundimit të studimeve, Albana pritet të kthehet së shpejti në Kosovë.
Ajo synon të kontribuojë në institucionet e Kosovës duke vënë në shërbim dijen, përvojën dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve në Barcelonë.
Burimi/Facebook/Gazeta Shtatë


Leave a Reply