Më 6 nëntor të vitit 1994 populli shqiptar u thirr në Referendumin e parë kombëtar në historinë 82 – vjeçare të tij për miratimin e projekt- kushtetutës.
Asokohe, gjatë fushatës që zhvilloi në Korçë, Sali Berisha formuloi dhe shprehu me eufori sloganin e famshëm: Po të deshi Korça të do e gjithë Shqipëria! Në këtë vendim marrje popullore u votua me 53 për qind të votave kundër projektit të propozuar.
Dihet si ka rrjedhur historia, me zgjedhje qëndrore dhe lokale, por Referendume asfare, madje as për çështje madhore të interesit kombëtar.
Pas gati 30 vitesh Sali Berisha ka thirrur popullin demokrat në votime për të provuar se edhe një e I vetëm është I pamposhtur në luftë. Në mungesë të rivalëve proçesi për zgjedhjen e kryetarit u vesh me termin populist “Referendum”.
Këtë herë Sali Berisha nuk bëri fushatë asgjëkund si për Referendumin e projekt -Kushtetutës, as në Korçë ku për zgjedhjet e dështuara të kreut të PD lokale I dhanë sinjale se “nuk e deshën”.
Ja ku erdhi Referendumi për kryetar dhe Korça demokrate duket se i qëndron një zgjedhjeje që është pak ta quash neutrale.
Pjesëmarrje relativisht e ulët në qendrat e votimit në rang Qarku deri në mesditë, jo më shumë se 20% e antarësisë së PD për të shprehur vullnetin nē këtë zgjedhje, as më shumë dhe as më pak është mesazh indiference që nënkupton refuzimin e për rrjedhim katandisjen e kokoshit një thelë të Referendumit partiak.
I dyti nē epokën mbi 30 vjeçare politike të Sali Berishës dhe zor të ketë të tretë. Pa dyshim, edhe me kaq mbështetje Berisha merr fuqi që si maratonomak të mbërrijë te metrat e fundit të kilometrit të fundit.
E do apo jo Korça dhe Shqipëria, pak rëndësi ka kur justifikohet qëllimi.
Marre nga Korca Report.
Burimi/Facebook/Mimoza Zisko


Leave a Reply