Më në fund, ujërat e mediokritetit po kthjellen. Në nahinë tonë, gjithçka është përmbysur, me kokëposhtë. Madje, tani nuk ka nevojë të mendosh, se mjafton t’ia fusësh si kau pelës, dhe shpallesh vip. Si the, rrip, vip o derdimen. Mjafton të kesh flokët e krehur, dhe flet pa e lexuar librin, madje me krenari. Mjafton të puthësh në ball një hajdut, një zdroms dhe shpallesh intelektual. Mjafton të kesh guxim të marrësh e ta shpallësh se pas Kadaresë nuk ka më letërsi shqipe, edhe pse nuk ka lexuar libra të të tjerëve. Ky matës, nuk di pse u rri për shtati ca avokatëve, që në lëmin e avokatisë nuk kanë fituar asnjë çështje. Spiropali që kundërshton Ramën, nuk bëka politikë, sa Saliani, që hyri në burg qeros, e doli me flokë, dhe shpallet hero. Mjafton të jesh hajdut dhe të emërojnë kryeministër dhe zv.kryeministre.
Mjafton të jesh prokuror te SPAK-u dhe bën drejtësi, dhe ruan fëmijët tanë…
O Zot, kemi shkuar për lesh, për lesh bubi. Unë po them mendimin tim, jo për të qenë dakord, por në fushë kanë dalë moralistët dhe amoralistët, dhe nuk ka më hapësirë për ide, mendim, ideale…
Uroj ta kem gabim, më mirë një gabim, se sa të biesh në humnerë pa zhurmë, në kënetën e rrumpallës…
Burimi/Facebook


Leave a Reply