Njerëzât e mëdhenj punojnë jo vetëm për kohën e vet, por edhe për të ardhmen. Pikërisht këtu qëndron madhështia e jetës e veprës së tyre.I tillë ka qenë e mbetet edhe Pjetër Bogdani si atdhetar, shkrimtar e mendimtar,si lëvruesi më i shquar i gjuhës shqipe përpara Rilindjes Kombëtare. Bogdani,vërtet, u bën thirrje bashkëkombësve të mos lane dijenë e giuhënë e Dheut me dvarunë”, por këto përpjekje nuk ishin të veçuara. Ai I vendos ato në një kuadër të gjerë evropian e universal, duke theksuar që populli ynë të përpiqet për gjuhën amtare e për kulturën e vet , ashtu siç veprojnë të gjithë popujt e tjerë(“po si lëfton gjithë dheu e shekulli për të vet”).
Bogdani,që nga parathënia e “Çetës së profetëve” e deri në faqet e fundit të saj, kërkon që t’Arbëneshëtë” jo vetëm të jenë thjesht një popull i lire e i pavarur,por të jenë një popull i lirë e i shkolluar në gjuhën e vet amtare, me kulturë e me gjuhë të zhvlluar, me fytyrën të kthyer nga Evropa e përparuar. Prandaj ai i shpalli luftë të papajtueshme prapambetjes kulturore, paditurisë, duke e bërë antitezën e antoniminë dije-padije(të dijshëm – të pa dijtshëm, bosht qendror të gjithë veprës së tij, duke i dhënë funksione e përmasa historike kombëtare e shtrirje universale.
Dija dhe urtia,të para si brendi e qenësishme e së mirës, janë elemente thelbësore në horizontin ideor,etno-kulturor, politiko shoqëror të Bogdanit, në botën e tij krijuese dhe njëkohësisht në konceptin e tij për funksionet historiko-shoqërore të gjuhës amtare për lëvrimin e saj.
Prof. Dr. Androkli Kostallari, Pjetër Bogdani dhe gjuha letrare kombëtare shqipe,
Burimi/Facebook


Leave a Reply