Pfff o zot sa shemtuar, cfare turpi e palacolliku, cfare servilizmi i ndyre e humbje burrnie..
Cfare genjeshtrash e hipokrizie e neveriteshme .
Si ka mundesi qe nje Artist i permasave boterore si Tedi Papavrani ta degjeneroje veten nga ana njerezore kesisoj…
Edhe pse kompetence e Presidentit te Republikes ky i fundit ” ka deleguar” kryeministrin Rama qe te dekoroje dje ne Tirane me medaljen e larte te …” Yllit te Oficerit te urdherit suprem te Shqiponjes “. ( ???) etj etj…violinistin e mirenjohur shqiptar Tedi Papavrami.
…Jam me fat qe te njoh qe ne femijerine tende Tedi dhe faleminderit Europes e Japonise qe kete jave te sollen ne Tirane (???) i ka thene vec te tjerash Rama violinistit te njohur shqiptar.
…Je gjithmone ne kujtimet e mija te femijerise e si mik i familjes time …i eshte pergjigjur nga ana e tij Tedi .
Dhe ” qershia mbi torte ” …vendoset teksa T.Papavrami shfrenon cdo lloj fantazie teksa i kujton Rames se ne femijerine e tij te hereshme ai e sjell nder mend Edvinin si nje adoleshent te forte qe e mbronte nga rrugacet ( ???)
Ketu kulmi i c’ vleresimit njerezor per Tedin duket se kalon cdo kufi.
Edhe une e njoh Ramen qe ne femijerine tone te hereshme e me pas ne rini ne shoqerine e bulevardit por edhe prej sportit e me vone shume me teper edhe ne gazeten Koha Jone …ne Refleksionet e tija ne Insitutin e larte te Arteve …ne politike shume me teper akoma.
Nuk e kujtoj pergjithesisht si njeri te dhunshem e konfliktual edhe pse si kunjaxhi, aventurier, ironik , cinik e provokator PO.
Te pakten nuk e kujtoj dot kurresesi kesisoj sic thote Tedi….sepse per mua ishte e mbeti nje Artist medioker dhe nje sportist i dores se dyte….dhe i forti i lagjes a i Tirones kurresesi jo e jooooo.
Rama nje Van Dam – Tirone qe mbronte Tedin nga rrugacet hahaha zot o zot sa qesha e deri ku shkon fantazia kur servilizmi banal kapercen cdo lloj limiti njerezor.
Po ku luajte ne femijerine tende me Edin ti o Tedi…
Edi me shtepi pas Alqi Kondit e perballe Vasil Shantos e ti tek Medreseja.
Te pakten gjysem ore larg a me shume me autobuz .
Pastaj…ti ike nga Shqiperia ne France qe ne moshen 11 vjecare e ne kohen e ” xhaxhit ” e Edi erdhi atje ne Francen tende ne 97 ne mos gaboj…ndaj s’ te kuptoj dot se per cfare femijerie te perbashket me Van Dam Ramen e ke fjalen.
Edin me se shumti e gjeje ne Lice, ne ILA , tek Galeria e Artit, tek klubi Dinamo , ne Pallat te Sportit ose nen shoqerine e bulevardit …ku ne te gjitha keto une kurre nuk te kam pare te jesh prezent edhe ti o Tedi…aq me teper qe jo vetem une por e tere Shqiperia te njihte ty…ndaj ne mos njehere …heren tjeter te
pakten do te shihja e do te njihja… e do shkembenim nje miredita a nje mireupafshim apo jo ?
Pastaj …ti sikur e kaloje kohen me te ” cmuar ” tenden duke qene i ftuar nga menaxheri yt e i biri i Enverit – Sokoli e duke luajtur violine ne shtepine e Diktatorit per ta argetuar ate o Tedi…apo harrove ?
Ne asnje nga aktivitetet jetesore te Edit nder vite ti kurre s’ ke qene prezent se ndryshe jeta e tij e krejt ndryshe ajo e jotja…ndaj sinqerisht mbeta jo pak i cuditur sot teksa Rama te varte madaljen ne gjoks ti ja shprehve mirenjohjen atij duke i kujtuar kohen e femijerise tende imagjinare kur ai bente Van Damin per te te mbrojtur ty nga rrugacet e Tirones …sa turp per ty …sa poshte e ke ulur veten o Tedi Papavrami…
Dhe mu kujtua me kete rast edhe ajo ” artistja shqiptaro – franceze ” me mbiemer Vorpsi qe erdhi ne Tirane e u tha shqiptareve se gjate kohes qe ishte ne Paris me artin e talentin e tij Edi Rama cuditi krejt Francen (???)
Ani pse ne kujtimet e tija ish kryeministri shqiptar Fatos Nano per Ramen thote…e gjeta tek flinte poshte ures, pis e me thonj pa prere etj etj…
Tani cilin Rame te besojme o Tedi…ate te Vorpsit, te Nanos apo kete tendin te stilit Van Dam …he pra na thuaj….se ne e njohim per krejt ndryshe nga ty e ” femijeria jote ” ….ok.
Dhe nuk e di pse…aq me teper kur emri , talenti e fama jote me se paku nuk kane kurrfare nevoje as per vleresimet e dekoratat e Rames e te shtet- qeverise se tij palaco e as shqiptaret nuk kane absolutisht nevoje e ndihen keq me siguri teksa shohin e degjojne se si nje Artist i madh i tyre e i permasave boterore i ulet e i peshtiroset kaq neveritshem ne gjunje nje bastardi te tille e nje antishqiptari … fatkeqesisht kryeminister i tyre .
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply