Ju dembelë, hallexhinj,
Sehirxhinj e puthadorë,
Pranë ekranit rrini n’shpi,
Protestuesit i quani horrë!
Ju pranoni diktaturën,
Veç t’ju drejtojë nëna parti,
S’ka rëndësi fare jeta,
Veç Rama të jetë në qeveri!
Për kombin e për atdheun,
S’keni ndjenjë, as dashuri,
Bërtisni fort si të marrë:
“Rroftë e qoftë nëna parti!”
Ju që rrini e qyrraviteni,
Duke pritur lëmoshë nga qeveria,
Me portretin e Edit në duar,
Thoni: “rroftë e qoftë nëna partia!”
Sehirxhinj të kohës sonë,
Me frikë, heshtje e servilizëm,
Nesër mos kërkoni llogari,
Sot i falni pushtetit kriminelit!
Kur buka shtrohet me propagandë,
E varfëria vishet me lavdi,
Ju duartrokisni nga divani.
“Sa mirë na qeveris Rama tani!”
Dhe kur fëmijët marrin rrugët,
Kur shpresa vdes e ikën rinia,
Ju prapë portretin lart do ngrini.
“Rroftë Rama! Rroftë partia!”
“ f.m.”
Kujdes spiunët
burimi/Facebook


Leave a Reply