Kondita e parë do të ishte heqja e imunitetit të Belinda Ballukut nga parlamenti pas kërkesës së SPAK-ut. Ndër vite, Edi Rama ka krijuar mitin e udhëheqësit që i lëshon të vetët kur ia kërkon drejtësia. Tahiri, Beqaj, Koka, Ahmetaj, Veliaj etj. janë shembuj konkretë. Dhe mbi këtë mit Rama ka fituar zgjedhje pas zgjedhjeje.
Për arsye që kanë të bëjnë me ndonjë shantazh që Balluku i bën Ramës apo për frikë të Ramës se mbas Ballukut i vjen radha e tij për në SPAK, ai nuk ka lejuar heqjen e imunitetit të hajdutes së korruptuar Belinda Balluku, duke kontribuar në shtimin e frustrimit qytetar që mbërriti në pikën më të lartë në këto 13 vite pas skandalit të SHISH-it.
Nëse Rama do ta kishte lëshuar Ballukun, java e kaluar nuk do të kishte qenë realitet politik. A do të ishte Rama sërish kryeministër nëse heqja e imunitetit të Ballukut do të ndodhte, ky është tjetër muhabet.
Kondita e dytë do të ishte lejimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme në PD nga ana e Sali Berishës, meqenëse dorëheqja e tij nuk bëhet fjalë. Nëse kjo do të ndodhte, kryetar i PD-së nuk do të ishte më Berisha dhe do të hapej rruga jo vetëm për katarsisin e shumëpritur në PD, por dhe për bashkimin me partitë e reja para zgjedhjeve lokale që po vijnë.
Kjo kondita e dytë është ndofta më e rëndësishme se e para, se është kuptuar pas disa ditëve dhune që Rama nuk rrëzohet me dhunë, por me votë. Me votë ai fiton, se ka përballë Sali Berishën, i cili në anketime të zgjedhësve urrehet disa fish më shumë se Rama në politikë.
Nëse PD-ja do të ishte çliruar qëmoti nga kthetrat e Berishës, me gjasa do të ishin në pushtet sot. E s’do mend që me një PD e opozitë në pushtet, nuk do të kishe protesta të tilla të dhunshme sepse qeveria do të kishte vetëm 1 vit në detyrë.
I parashtroj këto dy kondita jo për të justifikuar dhunën barbare të armiqve të Shqipërisë duke përdorur grupe zjarri, po për të thënë se arsyeja pse Shqipëria bëhet sërish pre e luftës hibride dhe kaosit është mungesa e zgjidhjeve politike.
Mazhoranca nuk ia heq imunitetin hajdutes më të madhe që ka njohur ky vend (Belinda Ballukut), kurse opozita refuzon të vetëreformohet për t’u bërë alternativë qeverisëse.
Burimi/Fecebook


Leave a Reply