Brenda Partisë Demokratike nuk kemi thjesht një konflikt të zakonshëm. Kemi një krizë të thellë lidershipi dhe përgjegjësie. Dhe më e keqja. Një krizë që askush nuk ka guximin ta pranojë hapur.
Kandidimi i Sali Berisha nuk ishte as surprizë dhe as problem në vetvete. Problemi real është mungesa totale e garës. Mungesa e alternativës. Mungesa e burrërisë politike për t’u përballur.
Ku janë ata që flasin ndryshe në studio? Ku janë “kritikët” e brendshëm? Pse askush nuk del përballë? Sepse e vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur. Sepse shumica nuk janë aty si politikanë. Por si të emëruar që i detyrohen një njeriu të vetëm.
Kjo nuk është parti. Kjo është varësi politike.
Pas humbjes së 11 majit. Në çdo parti normale do të kishte dorëheqje, analizë dhe përballje me realitetin. Në P.D. ndodhi e kundërta. Kishim heshtje, rreshtim dhe justifikim. Asnjë përgjegjësi. Asnjë reflektim. Vetëm përsëritje mekanike e asaj që thotë kryetari.
Edhe ata pak që guxojnë të flasin ndryshe, në momentin vendimtar zhduken. Nuk kandidojnë. Nuk përballen. Nuk marrin risk. Dhe kështu e konfirmojnë vetë se nuk janë alternativë. Ata janë pjesë e problemit.
Sot, P.D. nuk ka garë. Ka një proces formal, të paracaktuar. Një votim pa zgjedhje reale. Dhe kjo nuk është demokraci, por simulim i saj.
Heshtja brenda partisë është bashkëfajësi. Sepse kur nuk flet, kur nuk vepron, kur nuk sfidon. Ti atëherë pranon gjithçka që ndodh.
Dhe askush të mos fshihet pas justifikimit. Se “ishte vendimi i kryetarit”. Ky është justifikimi i atyre që nuk duan të mbajnë përgjegjësi.
Faji nuk është jetim. Ka emra, ka funksione dhe ka firmëtarë me heshtjen e tyre.
Partia Demokratike nuk është pronë personale. Është një aset kombëtar. Dhe pikërisht për këtë arsye. Kriza e saj nuk është më vetëm problem i brendshëm. Por është problem publik
Pasi shqitarve ju interson opozita. Si shpresë e ndryshimit. Dhe një Parti Demokratike që e fut vehten në situatë të tillë. Nuk jep shpresë për ndryshimin e Qeverisë Që çdo kush e pret me ankth Ndaj lind një domosfoshmëro e dhënie së një zgjidhje nga vetë partia
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply