Me datë 2 maj 2026 u mblodh ne Tirane KUVENDI KOMBETAR SHQIPTAR.Perfaqsues të zëshem të shoqërisë shqiptare u mblodhen sebashku për ti thene PO,kauzes se Bashkimit Kombetar.
Merrnin pjese perfaqsues te Keshillave Organizative te Kuvendit,ne rrajon e mergate;perfaqsues te organizatave jo qeveritare;perfaqsues te personaliteteve te shoqerise shqiptare si dhe disa trashigimtare te familjeve te medha te shqiptarise.
U miratua Kryesia dhe Asamblea Kombëtare si dhe u votua Rezoluta e Bashkimit Kombetar Shqiptar.
Ne sallen e mbushur plot me rreth 300 delegate,atdhetare dhe intelektuale te deshmuar kerkova te mbahej nje minute heshtje per humbjen e shqiptarit te madh,Akademikut Rexhep Qosja.
Nderimi e kujtimet per kete njeri te shquar vazhduan edhe ne seancen pushimore edhe pas mbylljes se KUVENDIT KOMBETAR.
Mu kujtua 9 shkurti i vitit 1992 kur nje delegacion i intelektualve te Kosoves me ne krye Rexhep Qosen dhe Idriz Ajetin moren pjese ne 1 vjetorin e themelimit te shoqates KOSOVA me qender ne Shkoder.
Ata kishin ardhur ne Shqiperi per Kuvendin e Pajtimit e Bashkimit Kombetar,nje levizje paqesore e shumedimensionale qe do ta fuste Shqiperine ne HULLINE E ZHVILLIMIT E TE PAQES,pa kontradikta e tradheti shumevjeçare te cilat i sollen deme atdheut dhe vonuan zhvillimin e demokracisë…!
Kam lexuar shume shkrime qe vershuan menjehere pas vdekjes se profesorit por te gjitha kane patur vleresime per veprimtarine letrare e shkencore duke anashkaluar apo minimizuar veprimtarine e tij,atdhetare.
Ne shume prej tyre flitet per raportet e tija me politiken,me Berishen me Ramen me Nanon dhe shume pak per raportet e tija me atdheun.
Me pare se te ishte nje shkrimtar,studiues,shkencetar e publicist i shquar QOSJA ishte nje shqiptar i madh dhe nje atdhetar i pashoq.
Pas vdekjes pati edhe shkrime kritike dhe bile ofenduese per nente dekadat e jetes se tij.
Kam shkruar dhe jam shprehur kunder ketyre autoreve qe prekin pateklif jeten dhe vepren e njerezve te medhenj te atyre qe kane bere epoke dhe i kane bere nder kombit shqiptar.
Nuk mund te harroj se gjate viteve te jetes time ne komunizem e demokraci,ne momente te kthesave te medha e te shndrimeve demokratike,njerezit pritnin me padurim te degjonin fjalen e Profesorit Rexhep Qosja.
Dhe ne perfundimet e tij,AI percillte mesazhe vizionare per te cilat kishte nevoje shoqeria shqiptare.
Do te kthehem tek fjala e Rexhep Qoses “SHQIPERIA DHE SHQIPTARET SOT”,mbajtur ne pervjetorin e pare te themelimit te shoqates Atdhetare-Kulturore “KOSOVA”.
Ajo fjale çoi peshe zemrat e qindra njerezve qe mbushnin plot e perplot sallen e teatrit “MIGJENI”ne Shkoder.
Ajo fjale i kujtoi shqiptarve mbare,rrolin e rendit te pare qe Shqiperia kishte e duhej te luante per te gjithe shqiptaret ne rrajon e me gjere.
“Kur vijme ne Shqiperi,ne prej Kosove prej viseve te tjera shqiptare dhe prej diaspore vijme me nje shqetsim te vecante qe ju ketu ndoshta edhe smund ta kuptoni lehte qe eshte pothuaj i njejte me shqetsimin e besimtarve kur shkelin ne token e shejte.Mund te them keshtu sepse kur vijme ketu,ne vijme ne token premtore te enderrimeve dhe idealeve tona,ne token e simboleve dhe te apostujve te shqiptarizmes,ku jane Kruja dhe Vlora,ku jane varret e Skenderbeut e te Naim Frasherit…”
Lexoni me kujdes e do t’i kujtoni me emocion perjetimet e atdhetarit Rexhep Qosja,lidhjet e tij me Shqiperine dhe atdhedashurine e tij,te pakufishme e frymezuese.
Tek rrinim sebashku ne hotelin ROZAFA per darken qe shtruam ne nderim te themelimit te shoqates KOSOVA dhe te intelektualve nga Kosova,AI me tha me shume njerezillek e dashuri:
Kafene deshroj ta pime ne shtepine tende Dashamir…!
U gezova shume dhe ate dite te paharruar e ruaj ne kujtesen time,si nje shenje nderimi per familjen time dhe veprimtarine atdhetare ne vite.
Tek qendroja ne kembe,ne ato çaste dhimbje e heshtje te rende,perballe asaj salle te mbushur perplot me perfaqsues te vlerave e te perkushtimit atdhetar,m’u shtua edhe me shume nderimi per ata njerez te medhenj qe i sherbejne atdheut edhe POST MORTUM…!
Dashamir Uruçi
Kuvendi Kombetar Shqiptar
Tiranë,më 2 maj 2026.
Burmi/Facebook


Leave a Reply