Unë pakënaqësinë time politike e kam shprehur haptazi para një viti në lidhje me politikën e z. Ramush Haradinaj, dhe ka gjëra me të cilat nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem. Por kurrë në jetën time nuk e kam prekur familjen më thellë, e as nuk do ta bëja ndonjëherë, sepse e di çfarë përfaqëson ajo familje për kombin shqiptar.Dorën në zemër, pas familjes Jashari, familja Haradinaj është ndër familjet më të veçanta dhe më të sakrifikuara të kombit shqiptar.
Jam duke lexuar disa komente nëpër portale dhe, sinqerisht, po tmerrohem.
Në rregull, nëse keni pakënaqësi politike me Ramushin apo Dautin, kjo është çështje mendimi. Por çfarë ju kanë bërë nënat e tyre? Çfarë ju ka bërë një nënë që i dha kombit bijtë më të mirë? Një nënë që dha copë nga zemra e saj për lirinë e Kosovës sonë?
Marre ju qoftë!
Nëna Zahide Jashari, nëna Rukije (Rukë) Haradinaj, dhe çdo nënë dëshmori që ka dhënë bijtë për lirinë e kësaj toke, janë nënat e të gjithë kombit shqiptar. Ato nuk i përkasin vetëm familjeve të tyre — ato i përkasin historisë sonë, gjakut tonë dhe identitetit tonë kombëtar. 🇦🇱
Ne si komb mund të kemi mosmarrëveshje politike, mund të ndahemi në mendime, mund të debatojmë ashpër… por familjet e dëshmorëve, familjet heroike dhe sidomos nënat e kombit nuk preken!!!
Sepse një komb që harron sakrificën e nënave të tij, rrezikon të humbasë edhe shpirtin e vet.
Nuk kam dashur të komentoj, sidomos kur e di që disa komente mund të kthehen edhe kundër meje. Por kësaj here nuk munda të hesht. Nuk munda, sepse po bëhemi shumë të ftohtë si komb, shumë të ashpër si njerëz.
Nuk preken nënat tona. KURRË !!!
Sepse ato gra nuk na dhanë vetëm bij — ato na dhanë liri, dinjitet dhe atdhe.
Burimi/Facebook


Leave a Reply